BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Votohet me 81 vota buxheti i 2015, qeveria: Përfitojnë 97 % e shqiptarëve, s’do ketë rritje çmimesh

Votohet me 81 vota buxheti i 2015, qeveria: Përfitojnë 97 % e
Mazhoranca qeverisëse ka miratuar dje me 81 vota, buxhetin e shtetit për vitin 2015. Buxheti, i cili kap shifrën e 470 miliardë lekëve, ka marrë tre vota kundër nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Pak para votimit të buxhetit të shtetit për vitin 2015, kryeministri Edi Rama deklaroi se po bëhet propagandë me rritjen e taksave, kur në të vërtetë ato janë ulur për 97 përqind të shqiptarëve, të cilët kanë përfituar nga kjo ulje. Rama për herë të parë njoftoi se do të gjendet një mekanizëm i ri për shlyerjen e borxheve që familjet shqiptare i kanë kompanisë së shpërndarjes së energjisë.
 
Kryeministri bëri me dije se asnjë detyrim nuk do të falet, por do të gjenden rrugë lehtësuese për ata që nuk kanë mundësi t’i paguajnë menjëherë. “Ka një ngulmim propagandistik se në Shqipëri janë rritur tasat. Viti që po mbyllet është viti i parë pas një periudhe të gjatë stresi dhe përkuljeje të shumicës dërrmuese të shqiptarëve kur ishte taksa e sheshtë, 97 % e shqiptarëve kanë përfituar nga ulja e taksave. Është viti i parë që qytetarët kanë përfituar. Një polic në vend që të trajtohej si biznesmen ka përfituar më shumë se në qeverisjen e mëparshme, ashtu dhe një mjek. Thirrja për të rikthyer taksën e sheshtë, është për t’ju hequr këto përftime këtyre kategorive. E ky fitim është mbi 200 mijë lekë. Kush flet për rritje taksash ka një problem. Ata që flasin për rritje taksash kanë një parim, shpif-shpif se diçka do mbetet. E të tjerët janë ata që s’paguajnë taksat”, deklaroi Rama. 
 
Rama: S'ka rritje të çmimeve
 
Kryeministri ka komentuar më tej edhe akuzat e opozitës për rritje të çmimeve. Rama sqaroi se nuk do të ketë asnjë rritje çmimesh dhe se PD bën propagandë. “Ka një propagandë se janë rritur çmimet, nuk është e vërtetë, por është e kundërta. Ka rënie të çmimeve dhe madje një rrezik për deflacionin. Nga ushqimet bazë deri tek ilaçet janë me ulje. Hoqëm TVSH-në për ilaçet dhe kjo solli një rënie të ilaçeve me 6.5 % dhe shpenzimet spitalore në 8.7%. Kemi një rritje të ndjeshme të konsumit, që do të thotë rritje e fuqisë blerëse. Askush nuk mund të na thotë që me votën e 23 qershorit janë rritur taksat, apo janë rritur çmimet. Askush nuk mund të thotë se me votën e 23 qershorit janë rritur çmimet e ilaçeve”, tha Rama. 
 
Taksat 
 
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë sqaroi se janë rritur vetëm tre taksa, taksa e naftës me 10 lekë, ajo e duhanit si dhe taksat e depozitave, për të cilat sipas tij nuk do të kenë asnjë ndikim në xhepat e qytetarëve. Ndër të tjera shefi i qeverisë lajmëroi sërish rritje të akcizës së duhanit.
 
Kryeministri Rama tha se janë ulur 15 taksa të tjera që ndikojnë në nxitjen e prodhimit. “Është rritur 10 lekë taksa për naftën, e vjen si nevojë për të mos cënuar asnjë qindarkë xhepin e këtyre kategorive, por mblidhet për rilindjen urbane dhe mjedisin. Kemi rritur taksën e duhanit, do ta rrisim prapë. Jemi haptazi, prerazi kundër konsumatorëve të duhanit. Kemi rritur një taks, ku 97 % e popullsisë duhet ta përshëndesë, taksën e depozitës, në mënyrë që lekët që flenë në banka të kthehen në financime. Kush janë këto taksa të rritura që po i marrin frymën njerëzve? Janë ulur 15 taksa që ndikojnë në nxitjen e prodhimit”, deklaroi Rama.  Joana Tafa
 
 

Më të lexuarat