BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Xhafaj sherr me Igli Totozanin, Avokati i Popullit braktis Komisionin e Ligjeve, nuk pranon draftin e ri që i rregullon veprimtarinë

Xhafaj sherr me Igli Totozanin, Avokati i Popullit braktis Komisionin e Ligjeve,
Vijojnë përplasjet mes Avokatit të Popullit dhe deputetëve të Partisë Socialiste në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Avokati i Popullit jo vetëm që nuk është dakord, por po tenton të bllokojë veprimtarinë e Komisionit të Ligjeve për shqyrtimin e ligjit të ri për Avokatin e Popullit. Ndonëse ka disa muaj që është njohur me ligjin, Totozani kërkon disa ditë kohë për t’u njohur me nene të veçanta të draftit, veprim ky që ka revoltuar ligjvënësit e majtë. Avokati pretendoi dje se nuk ishte vënë në dijeni për ndërhyrjet e fundit që mazhoranca i kishte bërë ligjit, dhe për të cilat as nuk ishte konsultuar. Por, deputetët Fatmir Xhafaj dhe Vasilika Hysi kanë mohuar një fakt të tillë. "Këto janë disa ndryshime që ne kemi nevojë t’i shohim. S’më kujtohet që kemi kaluar që mekanizmin kombëtar për parandalimin e torturës bëhet pjesë si nënseksion pranë seksionit të policisë", tha Totozani. Por, sipas deputetëve, ky ishte thjesht një justifikim i Totozanit për të dalë nga situata, pasi neni për të cilin duhet të vijonin diskutimet ishte neni 9 i projektligjit, i cili parashikonte se “vendin vakant për Avokatin e Popullit e shpall Kuvendi”. "Nuk kemi arritur tek ai nen. Siç ke thënë në shtatë mbledhje do ta shtyjmë, do ta shtyjmë", u shpreh kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Por, Totozani këmbënguli se materiali me ndryshimet e reja nuk i ka ardhur. "Ky është një material që tani më është shpërndarë", tha Totozani. Një gjë e tillë u kundërshtua me revoltë nga ana e Xhafajt, i cili akuzoi Avokatin dhe zyrën e tij se nuk i janë përgjigjur e-maileve të deputetëve të Komisionit të Ligjeve, lidhur me draftin e ri. "Ka tre ditë që të vjen vërdallë një staf i tërë, tre ditë pas teje. Kanë tre ditë që vijnë vërdallë pas zyrës tuaj me e-maile që të shpreheni. Pse nuk shpreheni", iu përgjigj Xhafaj. Por, Totozani këmbënguli sërish në bindjen e tij. "Po të më kishte ardhur ky draft do shpreheshim", vijoi Totozani.
 
Totozani kundër draftit
 
Drafti i ri për Avokatin e Popullit është shtyrë disa herë qëllimisht nga Igli Totozani, vetëm për ta bllokuar. Me ndryshimet në ligj, Avokatit të Popullit i hiqen disa kompetenca, veprim të cilin e ka kundërshtuar. Midis të tjerash, ai ka dalë kundër amendamentit që i heq të drejtën e propozimit të komisionerëve, kompetencë të cilën e merr Kuvendi. Projektligji parashikon që për ndihmësit e Avokatit, Kuvendi të organizojë seanca dëgjimore me kandidatët, ndërkohë që deri tani kjo ka qënë një e drejtë e Avokatit. Një tjetër ndryshim që e ka kundërshtuar Avokati i Popullit është edhe e drejta për të kërkuar informacion nga institucionet e tjera. Por, e drejta e informimit, me ndryshimet e reja i kalon Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Sipas ndryshimeve të reja ligjore, do të ketë vetëm një komisioner për të drejtën e informimit dhe të mbrojtjes së të dhënave personale. Pra, do të quhet Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Por, ky ndryshim sipas Zyrës së Avokatit të Popullit, shkel Kushtetutën, pasi i merr kompetencat këtij institucioni. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat