BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ylli Manjani: Zgjedhjet i fituam me Ben Blushin jo me Shpëtim Idrizin, s’mund të pyesim Endri Fugën kur flasim, reformën në drejtësi e bëri Soros

Ylli Manjani: Zgjedhjet i fituam me Ben Blushin jo me Shpëtim Idrizin,

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka lëshuar dje një sërë deklaratash të forta sa i takon marrëdhënieve në koalicionin qeverisës. Në një intervistë për “Top Story” në “Top Channel”, ai deklaroi se mënyra si u bë reforma në drejtësi ishte e gabuar. Sipas tij, futja e ekspertëve të nivelit të lartë ishte e gabuar. Manjani ka folur dhe për ngjarjet e korrikut, ku tha hapur se qeveria do binte nëse nuk gjendej konsensusi për reformën. Për të parën herë, ai shfaqi dhe antipatinë për afrimin PS-PDIU, duke deklaruar se zgjedhjet u fituan mes LSI-PS dhe jo me PDIU. Nga ana tjetër, ai ka deklaruar hapur se reformën në drejtësi e bëri George Soros. Sa i takon ecurisë së koalicionit, Manjani tha se nuk ka asnjë ftesë nga PS.

-Ju keni thënë se na duhet ushtria për të luftuar hashashin?

 E kam thënë në një konferencë për shtyp, më pyetën mediat dhe dhashë opinionin tim se jo vetëm duhet të përdoret ushtria për hashashin, por duhet të shkulim fenomenin e hashashit nga toka dhe nga koka e çdo shqiptari.

- Besoni se është kaq serioz?

Është shumë serioz. Sot jetojmë në këtë vend, kemi njerëz, kemi të afërm, miq dhe dashamirës, dhe për të shkuar partizan në mal për hashashin çmimi për ditë pune wshtw nga 20 mijë lekë në 40 mijë lekë. Njerëz që kanë ushtruar punë të ndryshme, hidraulik, etj, kanë preferuar të shkojnë partizan në mal të bëjnë këtë punë se sa të bëjnë një punë të ndershme. E vërteta është se fenomeni ekziston në mënyrë të frikshme. Këtë e thonë partnerët tanë të huaj, mediat. Shqipëria po jep një imazh gjithnjë e më shumë se është një vend kultivues i hashashit. Kjo është një çështje shtetërore.

-Çfarë mendoni për reformën në drejtësi?

Reforma në drejtësi ka qenë një detyrë e rëndësishme e politikës shqiptare dhe u mbyll me një konsensus të madh politik. Tani është gjithçka e mbyllur. Zbatimi i atyre që janë miratuar me konsensus pikë për pikë. Sa më shpejtë ta bëjmë këtë aq më mirë do të jetë. Si ministër Drejtësie, ju them edhe një shqetësim tjetër. Sot është një situatë kaotike në sistemin gjyqësor, sot askush nuk kontrollon askënd sepse  KLD aktuale, ministri i Drejtësisë aktual, Prokurori i Përgjithshëm aktual, Këshilli i Prokurorisë aktuale janë ngritur me ligjin e vjetër, na thuhet të gjithëve që të punojmë me ligjet e vjetra, ndërkohë kanë hyrë ligjet e reja në fuqi por nuk janë ngritur akoma institucionet e reja, dhe tani hajde ta gjejmë se me çfarë ligji do të bëjmë një inspektim dhe me çfarë ligji do ta akuzosh gjyqtarin apo prokurorin. Dhe kjo është një situatë kaotike që duhet të marrë fund sa më parë.

-Mendoni se kishim një Kushtetutë më të mirë apo më të keqe se kjo e reja?

Personalisht, unë kam një bindje se teknikisht ne kemi pasur një Kushtetutë shumë të mirë. Kushtetuta e ’98 ishte një Kushtetutë shumë mirë. Sot nuk kemi të njëjtën Kushtetutë të mirë. Po ta shikojmë në tërësi, në kuptimin profesional të fjalës, unë jam përkrahës i mos ndryshimeve të shpeshta në Kushtetutë. Sa më shpesh ndryshohet Kushtetuta, aq më shpesh kemi destablilitet juridik.

Gjithë procesi i reformës në drejtësi procesi ishte shumë i vështirë, jo korrekt në kuptimin politik dhe profesional. Kur kam filluar si ministër as draftet nuk na jepnin. Ishte një proces me shumë pakuptueshmëri, na u shitën ekspertët sikur ishin qendra e botës.

-Po thua që ishin alibi ekpertët?

Kam përshtypjen që po deri në një farë pike. Ajo që tha Ilir Meta ishte konkluzioni i një procesi shumë të gjatë politik me negociata të gjata. Problemi ishte që kishim një ndarje në thelb.

-Si ka mundësi që komisioni të mos japë draftet aleatit?

E kanë bërë këtë, e kanë bërë dhe e kanë menderosur, por është mbyllur aty. Ka patur dy qëndrime brenda nesh, ata që ta bënim reformën me disa deputetë të pd, ndërsa ne nuk pranuam, kërkuam që reforma të kalonte me opozitën si institucion dhe kjo është arsyeja pse u pozicionuam drejt një vendimarrje konsensuale. Gabimi që kemi bërë me Kushtetutën e vitit 1998, ishte që e bëmë shumë të mirë, por pa konsensusin e opozitës dhe e masakruam atë ndër vite. Tani askush nuk ka gojë që të thotë jo unë s’jam dakort.

-A kishte rënë Qeveria në atë deklaratë të Metës?

Nuk e përjashtoj. Nëse vërtet ndryshimet kushtetuese do të bëheshin me atë që e quajtën konsensus patriotik me deputetë që gdhihen majtas dhe ngrysen djathtas, mund të kishim edhe një qeveri tjetër.

-Pati përpjekje për të krijuar mazhorancë të re?

Jo nuk kemi bërë asnjë përpjekje. Ne kemi besuar dhe besojmë edhe sot që zgjedhjet i ka fituar e majta e bashkuar. Zgjedhjet i kemi fituar me Ben Blushin, jo me Shpëtim Idrizin. Shpëtim Idrizi është deputet që ka dalë nga lista e PD.

-Cila është më e mira për LSI, me PS, PD apo vetëm?

Do të vendosin forumet. Çështja është se shqiptarët thonë ndërroni sistemin. Sot populli shqiptar, me standardin politik ku jemi katandisur, populli nuk zgjedh asgjë, biles po përfundove në burg mund as të mos votosh sepse kemi një ligj dekriminalizimi.

-Duket sikur keni një pezm ndaj komisionit të reformës?

Nuk kam asnjë pezm me komisionin. Unë nuk jam deputet se po të isha deputet do të flisja me gjuhë tjetër me ta. Demokracia ka nevojë për ndërhyrje të thella, në sistemin zgjedhor, median e lirë dhe me opozitën. Opozita duhet respektuar.

-Kjo nuk po ndodh thoni ju?

Jo nuk po ndodh! Nuk ka faj opozita për problemet e vendit. I vetmi faj i opozitës është se është në opozitë.

-Kështu si e thoni ju gjendja është kaq sterrë dikush thotë po ju çfarë po bëni në Qeveri?

Gjendja është reale. Kjo Qeveri është më e mirë se Qeveria që shkoi. Ka tregues të matshëm sasiorë dhe statistikorë shumë më të mirë se Qeveria e shkuar. Reforma themelore financiare e shtetit për uljen e borxhit ishte e domosdoshme. Mos presim bum sepse jemi në një moment të vështirë ekonomike rajonal dhe botëror dhe sot problemi i madh botëror është populizmi.

- E ka këtë sindromë kryeministri Rama?

Ne e kemi diskutuar këtë dhe unë nuk mund të konceptoj që ministri duhet t’i marrë leje Endri Fugës për të dhënë një intervistë.

-Pra ju sonte keni ardhur pa lejen e Endri Fugës?

Unë nuk i marr leje askujt, ashtu siç nuk marrin leje ministrat e tjerë apo kryeministri.

-Opozita duket sikur nuk është shumë entuziaste me ardhjen e Trump që thuhet se do të luftojë këtë “perandorinë sorosiane”, që thuhet se mbështet qeverinë Ramën e të tjerë...

Në fakt, këto janë teori konspiracioni, por po të shohësh, ekspertët ishin ose të Fondacionit Soros, ose të lidhur me Fondacionin Soros.

-Pra po thoni që Soros ka ndërhyrë në reformën në drejtësi?

Jo, por dua të them që një pjesë e ekspertëve kanë qenë të fondacionit Soros dhe disa ekspertë janë paguar nga Soros. Këto lloj faktesh kanë ushqyer këtë teori konsipracioni.

-Ju e besoni?

Tentoj ta besoj.

-Do të vazhdojë koalicioni?

Nëse përputhen disa pamje me ato që thotë opozita nuk është blasfemi. Ne dallojmë me ata, por kemi disa përputhje. Ka shqetësime vendi dhe Qeveria duhet të jetë në punë dhe të fillosh me idenë se çfarë do të bëhet me qeverinë, kjo nuk është noramle. Çdo gjë në kohën e duhur.

-Cila është arsyeja që nuk ktheni përgjigje?

Arsyeja është kjo që të thashë! Logjika e LSI është që të respektojmë institucionet që kemi zgjedhur dhe që janë në punë ende. Është hedhur një barrë e padrejtë drejt LSI-së pse nuk përgjigjet për koalicion. Kujt t’i përgjigjemi ne?!

-Ftesës që ju ka ardhur.

Ça ftese?! Ka një ftesë dasme dhe asgjë tjetër. Ka deklarata “i madhi dhe i vogli...” dhe informacione që kemi edhe PDIU-në. Ne duhet të ulemi të diskutojmë për idetë sepse kemi shumë pika të përbashkëta, por kemi edhe çështje të mprehta që na ndajnë.

-Perceptohet sikur LSI lëviz mes dy partive deri në limite kohore dhe bën pazare me të dyja palët...

Marrëveshja e Shkodrës bashkoi të majtën dhe nuk ishte pazar.

-D.m.th ardhja e PDIU në koalicion a e rrezikon vazhdimin e koalicionit tuaj me PS?

Nëse pritet një përgjigje, kam merakun kush është pyetja. Deri më sot nuk ka një pyetje. Ne duhet të sqarojmë të konsolidojmë të majtën e bashkuar, apo të bëjmë një koalicion numrash. Ky është mendimi im, jo i LSI-së.

-Ju po thoni që ardhja e Idrizit është bërë pa konsultë me LSI?

Nuk e di këtë. Po ngre një çështje dhe po arsyetoj me faktet për t’u përgjigjur pyetjeve se çfarë do të bëjmë në të ardhmen dhe këtu më mungon se cila është ideja.

-Zgjedhja e presidentit nga PS është se kryeministri është i bindur që të nisë procedurën më 18 prill, ndërsa ka edhe një skenar tjetër, që ky parlament zgjedh presidentin me një seancë të jashtëzakonshme në korrik, për cilin variant është LSI?

-Presidentin do të zgjedhë ky parlament, do të betohet para këtij parlamenti, pra ky parlament do të mblidhet të paktën njëherë në seancë të jashtëzakonshme.

-E shikoni Ilir Metën President?

Nuk e di, por mund të them që LSI, krahas zotit Meta mund të propozonte shumë emra dinjitozë për President.

Më të lexuarat