BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Zbardhen detaje nga debatet tek mbledhja e PS, Blushi: Ke marrë peng partinë, Rama: Të kesh turp për këto akuza

Zbardhen detaje nga debatet tek mbledhja e PS, Blushi: Ke marrë peng
Debati mes deputetit Tom Doshi dhe kryeministrit Rama dhe përjashtimi i tij nga Partia Socialiste kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe të opinionit publik. Më parë u informuam nga kryeministri mbi deklaratën e tij para Grupit Parlamentar të PS dhe arsyet e përjashtimit të Doshit, disa deputetë dhanë reagime të shkurtra, por nuk dihej se çfarë kishte ndodhur realisht brenda selisë rozë.
 
Disa media kanë bërë me dije atë se çfarë ka ndodhur realisht dhe debatet me tone të ndezura mes kryeministrit Rama, Ben Blushit dhe Tom Doshit. Ja disa prej tyre:
 
 
Tom Doshi: Je peng i Ilir Metës. Është kthyer Ilir Meta në tutorin tënd. Ti kam thënë rastet kur kanë dashur të më vrasin mua dhe Fufin por ti s’ke reaguar. (Edi Rama nuk thotë asnjë fjalë).
 
Tom Doshi: Ti je mosmirënjohës, je bukëshkelur, je qenia më e keqe që unë kam njohur. Më ka thënë Blushi para ca vitesh si ka mundësi që ti e beson atë, por unë të besova. Mos mendo që me deputetët që ke atje, (Paulin Sterkaj, Mimoza Havizi, Namik Kopliku) mund të hysh në Shkodër se në 2005 dhe 2009 këta bënin peticione për të të rrëzuar ty. (Tom Doshi braktis mbledhjen).
 
Fatmir Xhafaj: Tani kjo është mbledhja më e rëndë që kam kaluar ndonjëherë, por duhet të na shërbejë si një moment reflektimi për problematikat. Të mblidhemi në qarqe me ministrat e deputetët se janë këta të fundit që mbledhin votat. Dhe nuk përkthehet marrja e votave në mbështetje. Eshtë moment reflektimi që të flasim. Këto mbledhje të grupit parlamentar të shërbejnë jo vetëm për rendin e ditës së kuvendit, por edhe si reflektim për situatën që është krijuar.
 
Edi Rama (flet për reformat dhe për Tomën): Ju e patë që është një problem personal dhe jo një problem partie. Por unë nuk kam marrëdhënie interesi me asnjë prej jush këtu dhe asnjë tjetër jashtë sallës. Të gjithë duhet të reflektojmë. Po të mos kemi unitet s’mund të ecim përpara, ja si për shembull, reforma e arsimit të lartë.
 
Ben Blushi: S’do flisja por më ngacmoi Rama që foli për reformat. Sa për debatin me Tomën s’mund të na besh pjesë në këtë punë.
 
Edi Rama: Jo, nuk është kështu.
 
Blushi ka kundërshtuar kërkesën e Ramës për përjashtim të deputetit Doshi, duke thënë se kjo është një çështje mes dy shokësh dhe se nuk duhet të përfshihet partia dhe grupi parlamentar. Por kryeministri Rama tha se kjo nuk është e vërtet, pasi “Toma e ka për çështje personale jo për parimore”.
 
Blushi: Ti e ke marrë peng partinë, nuk na pyet për asnjë gjë. Kjo e juaja është një çështje mes shokësh. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi njëlloj me ty, pasi ti e ke më shumë shokë se asnjë tjetër Tomën. Ti nuk na llogarit farë ne si grup parlamentar. 
 
Edi Rama: Nuk kam marrë peng partinë.
 
Blushi: E ke marrë peng prej 1 vit e gjysmë, nuk bën zgjedhje në bazë. 
 
Rama: Zgjedhjet i kemi bërë në 23 qershor.
 
Blushi: Ti nuk bën zgjedhje se ke frikë të dalësh në bazë, ke frikë se nuk merr vota.
 
Edi Rama: Të kesh turp për këto akuza që ngre.
 
Blushi: Marrëdhënia jote me Tomën është personale, nuk ke pse na përfshinë. Ti e ke future Tomën pak vite më parë të më kërcënojë mua. Dhe atë fjalë tërhiqe. 
 
Ndërsa deputeti Tom Doshi para se të largohej ka bërë gjithashtu disa deklarata të forta para deputetëve.