BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zbardhen emrat e shqiptarëve të përfshirë në skandalin e Panamasë, ja adresat e kompanive offshore, shumica nga Kina, SHBA dhe Arabia

Zbardhen emrat e shqiptarëve të përfshirë në skandalin

Dalin në dritë emrat e shqiptarëve dhe kompanive që janë pjesë e parajsave fiskale. Publikimi i të dhënave të “Panama Papers” ka shkaktuar tërmet në shumë shtete të botës, teksa u tha se për Ballkanin të dhënat do të dalin në maj. Dje janë publikuar të dhënat për vendin tonë dhe në të janë dy kompania të mëdha offshore, pjesë e të cilave janë kompani të tjera dhe emra të ndryshëm shqiptarësh dhe të huajsh. Bëhet fjalë për një listë me 25 emra aksionerësh dhe kompanish që operojnë në vendin tonë. Dy kompanitë mëmë të përfshira janë: “OTM Tenedora de Marcas Sociedad Anonima” dhe “Oriental Industria Alimenticia OIA Sociedad Anonima”. Kompanitë janë të huaja, ndërsa një pjesë drejtohen nga shqiptarët. Sa u takon shqiptarëve, përveç Ismail Mulletit, ka dhe 2 emra të tjerë, si: Petraq Shumka apo Endrit Maloku. Sipas dosjes së Panama Papers, Shumka është aksioner i kompanisë “Sapphire Enerprises LTD”, kompani çeke. Ndërsa zoti Maloku është pjesë e kompanisë “Gardiner LTD”, e cila e ka adresën në Kinë. Sa u takon kompanive të tjera që janë të huaja por që operojnë në Shqipëri, ato janë kryesisht nga Kina, nga Panamaja, teksa disa të tjera kanë për administratorë sheikë nga vendet arabe. Sipas të dhënave, shumica e kompanive bazën e tyre e kanë në SHBA apo dhe në Kinë. Por ka dhe shumë kompani të tjera që e kanë bazën në Qipro, në Jordani, në Panama e Arabi. Të gjitha këto kompani janë pjesë e dy kompanive qendrore që janë zbuluar në skandalin e Panama Papers. Ndërkohë në listën e Panama Papers ka dalë dhe emri i ish-deputetit Andis Harasani. Kompania e tij e ka bazën në Gjermani dhe quhet: “Franzstrasse”. Të dhënat nga firma u morën nga një burim anonim prej të përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe më pas iu shpërndanë më shumë se 100 grupeve mediatike nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, ICIJ, me bazë në Uashington- i cili të hënën bëri një pjesë të tyre publike. Baza e të dhënave e publikuar nga ICIJ përmban më shumë se 214 mijë kompani të regjistruara në parajsa fiskale, të cilat rezultojnë të lidhur me njerëz në më shumë se 200 vende dhe territore anembanë botës. Të dhënat e rrjedhura të Mossack Fonseca mbulojnë një periudhë gati 40 vjeçare, nga viti 1977 deri në fund të vitit 2015. 

Rasti i Ismail Mulletit

Pak kohë më parë doli në dritë emri i shqiptarit të parë të përfshirë në skandalin e Panamasë. Ishin  mediat izraelite ato që hodhën dritë mbi kompanitë shqiptare të përfshira. Gazeta “Haaretz”, gazetarët e së cilës kanë qenë pjesë e rrjetit që zbuloi skandalin, ka treguar se mes shumë politikanëve dhe biznesmenëve ishte një emër i njohur në Tiranë, Ismail Mulleti. Mulleti është përfshirë në këtë skandal përmes kompanisë “GFI Technologies”. Pjesë e kësaj kompanie është “GFI Albania”, e njohur në Shqipëri për markimin e karburanteve. Sipas gazetës “Haaretz”, një avokat izraelit, i quajtur Assaf Halkin, ka regjistruar përmes firmës së tij në Panama 4 kompani. Mes tyre është dhe “GFI Technologies”, e regjistruar në maj të vitit 2013 në ishullin e Anguilla, në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë. Nga ana tjetër “Haaretz” ka theksuar se Assaf Halkin, së bashku me një shtetas shqiptar me emrin Ismail Mulleti dhe një firmë kanadeze ‘Global Fluids International S.A’, janë pronarët e kompanisë "GFI Technologies", pjesë e së cilës është “GFI Albania”. Mulleti njihet për lidhje me politkën shqiptare. 

Përfshirja e Diverolit

Përveç emrave të mësipërm, në skandalin e “Panama Papers” pak kohë më parë u zbulua dhe emri i Efraim Diverolit, i cili është hetuar në Shqipëri për trafik ndërkombëtar armësh. Efraim Diveroli, pronari i kompanisë së armëve AEY dhe nënshkruesi i një kontrate 300 milionë dollarësh municionesh me Pentagonin, është dënuar me 4 vjet heqje lirie për tentativën e dërgimit të armëve dhe fishekëve të ndaluar të prodhimit kinez në Afganistan. Ai është akuzuar si njeri i afërt i familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për shkak të miqësisë së tij me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit. Diveroli ishte i përfshirë edhe në tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën shumë persona të pafajshëm për shkak të shpërthimit të depove të armëve, të cilat administroheshin pikërisht nga Diveroli. Në dokumentet e kompanisë “Mosack Fonseca”, të siguruara nga gazeta “Miami Herald”, përmendet emri i shtetasit qipriot, Karalambos Fellas. Ky i fundit ka qenë drejtor i kompanisë ofshore “Edvin LTD”, me bazë në Qipro. 

Kompanitë dhe shqiptarët e përfshirë në Panama Papers 

Oficerë kompanish të lidhur me Shqipërinë

Pioneers Holding For Financial Investments Company (S.A.E.), Panama

H.E. Mohammad Abdulla Ali Algergawi, Hong Kong

Petraq Shumka, Çeki

Sundeep Bansal, Jordan

Era Bansal, Jordan

H.E. Sheikh Sultan Bin Jassim Al-Thani, Kinë

Gulf Injifa Company for General Trading & Contracting, Kinë

Redëood International ltd. Kinë

Sheikh Hamed A Al Hamed, Kinë

Viktor Johannes Xaver Alexander von Stechoë, Afrikë e Jugut

Mansour Mohammed Al Rumaih, Kinë

ENDRIT MALOKU, Kinë

Huda Ali Al-Tahhan

GREENBELT LTD. SHBA

COUTINHO CARO & COMPANY INTERNATIONAL TRADING GMBH, SHBA

Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani, SHBA

SUN MINING LIMITED, Arabi Saudite

Mr. Valter ARIAUDO, Qipro

ELGALLAL AHMED

Mulleti Ismail, SHBA

Mohammed Ahmed Bin-Himd, Dubai

Shahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said Abdel-Khaleq, Qipro

Mulleti Ismail, SHBA

Maloku Endrit, Kinë

PETRAQ SHUMKA, Çeki

Kompani të lidhura me Shqipërinë

OTM Tenedora de Marcas Sociedad Anónima

Oriental Industria Alimenticia OIA Sociedad Anónima

Adresat e lidhura me Shqipërinë            

33 Rexhep Talaj Korce Albania

408; Al Adiyat Bldg. 2; Al Barsha

Al Bateen Palace

Al Doha Compound; Villa 29; Al Dafina Area; 63 Al Shamiraya Street

Al-Jazeera Al Hamra Ras Al Khaimah

Al Shark Koweit – Mubarak Al Kabir Street

calle Walter-Kolb-strasse 5-7; 60594 Frankfurt; Alemania

Flat 3, Al Batra Residence

Ibn Batuta Street H. No. 53 Al Malaz Riyadh 11511 K.S.A.

Palmaille 67; 22767 Hamburgo; Alemania

PLOT 16/8 NYERENE ROAD; DAR ES SALAAM; TAZANIA

P.O. Box 31291, Al-Jazeera Al Hamra Ras Al Khaimah

Rafaelo AP. 5; Shëngjin Lezhe; Albanie

RR ALI DEMI PRANE XHAMISE SE TIRANE

shareh al rabih

Shk Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani

Str. Murat Toptani; Eurocol Business Centre; 2nd Floor; Tirana; Albania.

Villa 150; Streeet 2/D; Al Manara

Villa No16 Al Khayal Street, Al Rowdah Dist Jeddah 21411

Oriental Industria Alimenticia OIA Sociedad Anónima SAN JOSE-SAN JOSE, SABANA NORTE DEL RESTAURANTE ROSTIPOLLOS CIEN METROS AL NORTE Y CIEN AL ESTE EDIFICIO NUEVA

OTM Tenedora de Marcas Sociedad Anonima SAN JOSE-SAN JOSE, SABANA NORTE DEL RESTAURANTE ROSTIPOLLOS CIEN METROS AL NORTE Y CIEN AL ESTE EDIFICIO NUEVA

169 Al Oroba Street

281 Al Khëaneej First. Kliti Topalli

 

Më të lexuarat