BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zbardhen të tjera detaje nga pajisja e kapur në Rinas, dyshime se zbulimi erdhi me urdhër të Tahirit, autoritetet në kërkim të politikanit që e porositi

Zbardhen të tjera detaje nga pajisja e kapur në Rinas, dyshime se

Dalin në dritë të tjera detaje sa i takon pajisjes së kapur dy ditë më parë, në aeroportin e Rinasit. Ashtu siç gazeta “SOT” deklaroi dy ditë më parë, pajisja në fjalë përdoret për të zbuluar mjete përgjuese në ambiente të caktuara. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një pajisje të tipit “Omni Spectral Correlator” që prodhohet në Amerikë, kurse Yoram Frig është një hetues privat me dy zyra, një në Tel Aviv dhe një në Qipro. Shtetasi izraelit është marrë në pyetje dje nga njësia Task Forcë në prokurori, e cila ka ngritur dy akuza: “Shpërdorim detyre” dhe “Përgjim i jashtëligjshëm i të dhënave kompjuterike”. Pajisja në fjalë është sekuestruar dhe po i nënshtrohet verifikimeve për të parë se ku është përdorur. Gjatë marrjes në pyetje, shtetasi izraelit ka deklaruar se kishte ardhur në Tiranë si i punësuar nga një biznesmen shqiptar, pasi dyshohej se përgjohej. Mirëpo sipas informacioneve, prokuroria dyshon se pajisja mund të jetë përdorur dhe nga politikanë shqiptarë. Gazeta e tha se është i përfshirë një emër i njohur, ndërsa vetë izraeliti në dëshminë e tij ka deklaruar se më herët ka qenë i kontraktuar dhe nga politikanë, pasi ai ka qenë 4 herë në territorin shqiptar. Për këtë arsye po bëhen verifikime për të arritur deri te personat që kërkuan asistencën e shtetasit izraelit. Ndërkohë, ai dje është strehuar në një prej hoteleve të kryeqytetit dhe iu sekuestrua pasaporta bashkë me telefonin celular. Për këtë arsye, largimi do të ndodhë vetëm pasi prokuroria të marrë një urdhër të dytë në bazë të verifikimeve dhe konkluzioneve që do të arrihen. Pajisja në fjalë është mjaft e sofistikuar. Ajo arrin që në ambiente të caktuara të identifikojë nëse ka pajisje përgjimi audio e video. Pajisja në fjalë në treg kushton rreth 18 mijë euro dhe është prodhuar në SHBA. Në kohën kur është prodhuar, ajo është përdorur nga autoritet inteligjente dhe ka pasur rregulla strikte për të.

Dyshime për përfshirjen e Tahirit

Pajisja në fjalë u kap para se ish-ministri Saimir Tahiri, të linte detyrën e tij. Dyshimet janë se pajisja në fjalë është përdorur nga një politikan shqiptar dhe ish-ministri ka qenë në dijeni të këtij fakti. Duke qenë se Tahiri do dorëzonte detyrën, politikani ka vendosur që të ndërpriste marrëdhëniet me izraelitin dhe ky i fundit vendosi të largohej. Mirëpo prokuroria dyshon se policia ka qenë në dijeni të këtij fakti. Së pari, izraeliti është kapur që të enjten në mbrëmje. Ai është shoqëruar në komisariat dhe vetëm të premten në drekë u bë publike ngjarja dhe u njoftua prokuroria. Po të premten, gazeta kontaktoi me përfaqësues të policisë në Rinas dhe të gjithë e mohonin që të ishte një pajisje e sofistikuar për përgjim apo zbulim përgjuesish, pasi policia shprehej se ishte një laptop pune. Mirëpo ishte vetë prokuroria ajo e cila deklaroi se bëhet fjalë për një pajisje që zbulon çimka. Dyshimet tani janë se Tahiri para largimit të detyrës ka dhënë sinjalin se ai di shumë për politikën shqiptare dhe gazeta më herët e paralajmëroi se rrezikohet që të dalin në dritë shumë materiale përgjimi. Policia është në hetim nga prokuroria se ka përdorur një pajisje përgjimi dhe nën survejim kanë qenë zyrtarë të lartë. Por duket se ka pasur dhe nga ata politikanë që janë mbrojtur dhe autoritetet kanë qenë në dijeni të këtij fakti. Ajo që ngre dyshime është se nuk dihet se si pajisja ka hyrë në vendin tonë dhe dyshimet janë se policia ka pasur dijeni. Për ta po hetohet nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Kliti Topalli

Më të lexuarat