BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zbardhen vendimet e KM, miratohet udhërrëfyesi për 5 prioritet e integrimit sipas KE

Zbardhen vendimet e KM, miratohet udhërrëfyesi për 5 prioritet e
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar udhërrëfyesi për 5 prioritetet e rekomanduara nga Komisioni Evropian në vitin 2013. Ministria e Integrimit është ngarkuar që të monitorojë zbatimin e këtij udhërrëfyesi. 
 
Vendimi i plotë
 
MIRATIMIN E UDHËRRËFYESIT PËR 5 PRIORITETET E REKOMANDUARA NGA KOMISIONI EVROPIAN, 2013 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Integrimit Evropian, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I: 
 
1. Miratimin e udhërrëfyesit për 5 prioritetet e rekomanduara nga Komisioni Evropian (më poshtë udhërrëfyesi), që i bashkëlidhet këtij vendimi. 
2. Ministria e Integrimit Evropian është përgjegjëse për bashkërendimin dhe monitorimin e zbatimit të udhërrëfyesit dhe raporton në Këshillin e Ministrave dhe Komitetin Ndërministror për Integrimin Evropian për ecurinë e procesit. 
3. Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore raportojnë çdo javë pranë Ministrisë së Integrimit Evropian për realizimin e detyrimeve që rrjedhin nga udhërrëfyesi. 
4. Vendimi nr.988, datë 8.11.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit të Veprimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shfuqizohet. 
5. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore, për të cilat në udhërrëfyes përcaktohen detyra të veçanta, për zbatimin e këtij vendimi. 
 
Gjithashtu Qeveria ka vendosur sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për shpronësimin dhe kompensimin e pronarëve të tokave që preken nga zgjerimi i varrezave publike në Fier. Sipas vendmit në fjalë do të shpronësohet dhe kompensohen të gjithë pronarët e tokave për hapësirën prej 9532 m² të parashikuar për zgjerimin e varrezave publikë në Fier. 
 
VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE, FAZA III, TË BASHKISË SË FIERIT 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zgjerimi i varrezave publike, faza III, të bashkisë së Fierit. 
2.  Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Fierit. 
3.  Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen sipas masës së dhënë në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 9 532 (nëntë mijë e pesëqind e tridhjetë e dy) m²,tokë arë, në vlerën 9 532 000(nëntë milionë e pesëqind e tridhjetë e dy mijë) lekë. 
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 9 532 000(nëntë milionë e pesëqind e tridhjetë e dy mijë) lekësh, të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Fierit, planifikuar në buxhetin e saj. 
 
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Fierit. 
6.  Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas miratimit të projektit. 
7. Regjistrimi i ri i pasurisë, për sipërfaqen 9 532(nëntë mijë e pesëqind e tridhjetë e dy) m²,tokë arë, bëhet në favor të bashkisë së Fierit. 
8. Afati i përfundimit të punimeve të objektit të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Fierit. 
9. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe bashkia e Fierit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
Vendim: 20% e territorit në plazhe do jetë "Publik"
 
Një tjetër vendim qeveria gajtë mbledhjes së sotme ka qënë edhe që çdo bashki a komunë e vendit që ka plazhe në administrim, të lërë në dispozicion për “Plazh publik” 20% të territorit të përgjithshëm të plazhit.  Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave,  plazhi publik do të menaxhohet dhe do të jetë në administrim të njësive të qeverisjes vendore; Spërndarja për stacionet e plazhit publik dhe privat do të bëhet në mënyrë proporcionale.
 
Në këtë kuadër, Qeveria ka marrë edhe një sërë masash që synojnë të garantojnë jetën dhe paqen e pushuesve vendas dhe të huaj në plazhet e Shqipërisë duke filluar me përmirësimin e kushteve të sigurisë në plazhe, në zonat çlodhëse në bregdet dhe liqene, rezervuarë, lumenj e përrenj.  Në zbatim të këtij vendimi, janë ngarkuar 8 ministri si dhe njësitë e qeverisjes vendore.
 
- Mbledhja e qeverisë ditën e sotme ka vendosur për hapjen e pikës së përkohshme të kalimit kufitar në Molin e Pogradecit në kufirin liqenor mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Vnedimi për hapjen e kësaj pike kufitare në mënyrë të përkohshme është bërë gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave. Sipas këtij vendimi hapja e pikës kufitarë në Molin e Pogradecit në kufirin liqenor Shqipëri-Maqedoni, do të bëhet vetëm përgjatë periudhës 15 qershor deri 15 shtator nga ora 09-19:00.
 
Më poshtë vendimi:
 
VENDIM PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRKOHSHME TË KALIMIT KUFITAR NË MOLIN E POGRADECIT, NË KUFIRIN SHTETËROR LIQENOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të pikës 1, të      nenit 16, të ligjit nr.9861, datë 24.1.2008, “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe të ministrit të Punëve të Brendshme,  Këshilli i Ministrave  
 
VENDOSI:
1. Hapjen e pikës së përkohshme të kalimit kufitar në Molin e Pogradecit, në kufirin shtetëror liqenor të Republikës së Shqipërisë me Republikën e Maqedonisë, për komunikacion ndërkombëtar të shtetasve gjatë periudhës 15 qershor - 15 shtator, nga ora 9.00 - 19.00.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Financave dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës për zbatimin e këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.      
 
 

Më të lexuarat