BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zbardhet pasuria e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori miliona lekë fitime nga pagat dhe qeratë, Artan Broci 18 llogari bankare

Zbardhet pasuria e anëtarëve të Gjykatës së Lartë,

Gjyqtarët e Gjykatës së lartë vijojnë të jenë në krye të emrave më të pasur të drejtësisë shqiptare. Prej vitesh emrat që kanë qenë pjesë e këtij dikasteri kanë pasur të ardhura shumë të larta, por si duket tradita vijon. Gjykata e Lartë tani ka mbetur me 8 anëtarë, pasi shumica janë dorëhequr për shkak se u ka mbaruar mandati. Gazeta zbardh pasurinë për vitin 2017 të dy emrave që rezultojnë me pasurinë më të lartë në Gjykatën e Lartë: Xhezair Zaganjori dhe Artan Broci. Kreu i gjykatës, zoti Zaganjori ka të ardhur nga pagat, qeratë, si dhe nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ai ka deklaruar për vitin 2017 rreth 17 milionë lekë të vjetra të ardhura nga qeraja e një banese. Po ashtu ka deklaruar shtesë në llogari bankare rreth 4 mijë euro, ka pagur 21 mijë dollarë për studimet e djalit në gjermani, ndërsa ka marrë 1.000.000 lekë nga shoqëria "26 Construction", një pjesë të pagesës së bërë ne vitin 2008 për mundësinë e marrjes së një apartamenti. Më pas ka deklaruar pagë neto si Kryetar i Gjykatës së Lartë, si dhe pagesat për shkak të funksionit si anëtar i KLD, Bordit Drejtues të Magjistraturës dhe ZABGJ, në total 2.057.000 lekë. Ndërsa të ardhurat neto të bashkëshortes si notere janë 1.489.676 lekë. Më tej ai ka deklaruar disa llogari bankare në vlera të larta. Krahasuar me një vit më parë, Zaganjori luhatet në të njëjta kuota të ardhurash.

Pasuria e Artan Brocit

Pas Zaganjorit, një tjetër emër që ka pasuri shumë të lartë është gjyqtari Artan Broci. Ai ka deklaruar interesa nga depozita në Credins Bank, 1.946,78 lekë. Po ashtu dhe interesa nga Fondi i Pensionit Vullnetar, burimi nga paga dhe interesat bankare, 5.248,02 lekë. Një tjetër fitim është nga interesa nga obligacionet në Credins Bank. Burimi i krijimit interesat në llogaritë bankare, 361.250 lekë. Nga ana tjetër ai dhe bashkëshortja e tij kanë hapur rreth 18 llogari bankare. Edhe ai ka përfituar rreth 2.5 milionë lekë të vjetra nga qeratë. Ndërkohë kanë kontribuar dhe bashkëshortja dhe djali me pagat e tyre. Krahasuar me pasurinë e 1 vit më parë, rezulton në të njëjtat nivele.

Masat ndëshkimore

Në ligjin për deklarimin e pasurisë janë përcaktuar dhe masat që ndërmerren ndaj zyrtarëve nëse ata refuzojnë të deklarojnë pasuritë. Afati përfundimtar është 31 marsi i çdo viti dhe kush e shkel gjobitet. “Refuzimi për deklarim sjell humbjen e funksionit dhe ndëshkimin në përputhje me Kodin Penal. Inspektori i Përgjithshëm, brenda 30 ditëve, i dërgon organit përgjegjës njoftimin e motivuar për largimin nga puna të personit që refuzon të deklarojë. Organi përgjegjës, brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit, është i detyruar të marrë masa për largimin nga puna të punonjësit që ka refuzuar deklarimin. Kur deklarimi refuzohet nga personat e zgjedhur ose nga ata me imunitet, Inspektori i Përgjithshëm vë në dijeni Kuvendin dhe, kur është rasti, edhe organin epror të personit. Në të gjitha rastet e refuzimit të deklarimit, me kalimin e 30 ditëve nga njoftimi i organit përgjegjës, Inspektori i Përgjithshëm detyrohet t’i bëjë publike rastet e refuzimit të deklarimit”, thuhet në ligj. Më tej bëhet e ditur se çdo zyrtar duhet të deklarojë: Pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to, sipas Kodit Civil; pasuritë e luajtshme, të regjistrueshme në regjistrat publikë, dhe të drejtat reale mbi to sipas Kodit Civil; sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 lekë; vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim; vlerën e likuiditeteve, gjendje në cash jashtë sistemit bankar, në llogari rrjedhëse, në depozitë, në bono thesari dhe në huadhënie, në lekë ose në valutë të huaj; detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, të shprehura në lekë ose në valutë të huaj, etj.

Kliti Topalli

 

Më të lexuarat