BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Zbardhet takimi Meta-Mogherini, porosia për Kosovën: “Të gjithë të marrin përgjegjësitë”

Zbardhet takimi Meta-Mogherini, porosia për Kosovën: “Të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Përfaqësuesen e Lartë për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, dhe Zëvendës presidente e Komisionit Evropian, znj. Federica Mogherini.

Meta mirëpriti rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në vlerësim të përpjekjeve të mëdha e ndër vite të Shqipërisë në procesin e saj të pakthyeshëm të integrimit evropian. Duke njohur kontributet e të gjithë aktorëve vendas që me vendosmëri ndërtuan deri tani trajektoren evropiane të Shqipërisë, Presidenti Meta përcolli gjithashtu mirënjohjen për Përfaqësuesen e Lartë Mogherini dhe Komisionin Evropian për mbështetjen dhe ndihmën e palodhur që u kanë ofruar shqiptarëve.

Kreu i Shtetit theksoi se ky rekomandim me rëndësi strategjike për vendin dhe rajonin, duhet të shërbejë si katalizator i një uniteti më të konsoliduar dhe i përqendrimit të punës në thellimin e reformave kyçe për vendin. Presidenti vuri në dukje se të gjithë ata që ndjehen pjesë e këtij suksesi të përbashkët duhet gjithashtu të mbartin pjesën e tyre të përgjegjësisë për më shumë punë në të ardhmen, duke ruajtur fokusin për një vendim pozitiv gjatë mbledhjes së Këshillit në qershor.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu faktin se rekomandimi pozitiv edhe për Maqedoninë është një hap me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, me urimin që vendimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit edhe me këtë partner të rëndësishëm rajonal të merret me vendosmëri dhe pa vonesë.

Duke e njohur Përfaqësuesen e Lartë edhe me zhvillimet e tjera në rajon, Presidenti Meta theksoi se pas ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, dhe përparimit në zbatimin e MSA-së, Kosova duhet sa më parë të përftojë liberalizimin e vizave drejt hapësirës Shengen dhe të ecë përpara në procesin e saj të integrimit evropian.

Presidenti shprehu bindjen se përparimi në këto procese për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të krijojë një klimë më pozitive ndërmjet vendeve të rajonit, e domosdoshme për të avancuar në çështje të tjera të mprehta, ende të pazgjidhura.

Më të lexuarat