BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zgjedhjet e 21 qershorit, Rama premton përfshirjen e romëve në të gjitha Këshillat Bashkiakë të vendit

Zgjedhjet e 21 qershorit, Rama premton përfshirjen e romëve në
Partia Socialiste duket se do të hedhe një hap shumë të rëndësishëm në zgjedhjet vendore kundër diskriminimit të komunitetit rom. Ishte kreu i kësaj force politike dhe njëherësh kryeministri Edi Rama, ai i cili premtoi se në zgjedhjet e 21 qershorit të këtij viti do të futen si kandidatura për anëtarë të Këshillave Bashkiakë përfaqësues të komunitetit rom apo egjiptian. Deklarata e tij u bë në qytetin e Korçës, ku dhe inauguroi Qendrën Ndërkulturore të Komuniteteve, që do t’i vijë në ndihmë 15 mijë egjiptianëve e 5 mijë romëve që jetojnë në këtë qytet. Kreu i qeverisë e ka pranuar se ky komunitet përballet me probleme shumë të rëndësishme. “Përpjekja juaj është një shembull frymëzues për ne, sepse është një përpjekje e vështirë në kushte shumë të vështira dhe përballë një muri të lartë paragjykimesh dhe indiference që shpesh fatkeqësisht rrezaton prej injorancës apo inercisë të një qasjeje të vjetër dhe racizëm”, deklaroi ai. Rama tha se është shumë e rëndësishme që komuniteti rom apo egjiptian të ketë përfaqësues në Këshillat Bashkiakë, në mënyrë që edhe ata të ngrenë zërin për problematikat që i shqetësojnë. “Të luftosh nga pozita juaj, tërësisht e disavantazhuar në të gjitha aspektet, për ta shembur këtë mur, është një shembull i admirueshëm dhe frymëzues për ne që kemi shumë probleme për të trajtuar por që pa dyshim jemi në një pozicion shumë më të favorizuar se sa ju. Ju siguroj se këtë shembull të Korçës do ta shtrijmë edhe në bashkitë e tjera, duke kërkuar nga të gjithë që me përgjegjësi dhe me ndershmëri të përzgjedhin përfaqësues të këtyre komuniteteve për të pasur një zë në këto këshilla që në zgjedhjet e ardhshme marrin një peshë të re shumë më të madhe”, tha ai.
 
Qendra për romët
 
Qendra Komunitare Ndërkulturore e inauguruar nga kryeministri Edi Rama është cilësuar si shumë e rëndësishme për qytetin e Korçës. Ajo u ndërtua në bashkëpunim mes Bashkisë Korçë dhe UNDP dhe pritet t’u japë zgjidhje një sërë problemesh me të cilat përballen komunitetet, si problemet ekonomike, kushtet e papërshtatshme të jetesës, problemet shëndetësore, arsimi publik, gjetja e një tregu pune dhe regjistrimi civil apo edhe probleme të tjera të rëndësishme sociale. Shefi i ekzekutivit ka qenë i shoqëruar gjatë vizitës në Korçë nga Zv. Kryeministrit Niko Peleshi, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, përfaqësues të lartë të UNDP dhe kryebashkiaku Sotiraq Filo. Rama ka vlerësuar Bashkinë e Korçës për nismat e ndërmarra në ndihmë të komuniteteve, duke thënë se ajo duhet të jetë shembull edhe për njësitë e tjera vendore në Shqipëri. “Shembulli i Bashkisë Korçë është një ndër shembujt më rrezatues që duhet ta ndjekin edhe bashkitë e tjera të vendit”, u shpreh kryeministri. Dy ditë më parë Rama u ndal në qytetin e Pogradecit, ku dhe inspektoi punimet për ndërtimin e një shëtitoreje përgjatë bregut të liqenit. Pas prishjes së ndërtimeve nga Lini në Pogradec, kryeministri deklaroi se tani kjo hapësirë do t’u kthehet qytetarëve.  Kliti Topalli
 

Më të lexuarat