BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

BE-SHBA, apel Kosovës: Miratimi i shpejtë i ligjit të amnistisë, hap vendimtar për integrimin

BE-SHBA, apel Kosovës: Miratimi i shpejtë i ligjit të

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE-së në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar përmes një deklarate miratim të shpejtë të projektligjit të amnistisë. Në deklaratë lihet të kuptohet se bëhet fjalë për një variant të përmirësuar të projektligjit. “Përfaqësuesi Special i BE-së/Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian që janë prezente në Kosovë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, së bashku theksojnë rëndësinë që ka miratimi i Projektligjit për Amnisti nga ana e Kosovës si një element i nevojshëm i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky ligj, ashtu siç është hartuar, ka fushëveprim të ngushtë, përjashton veprat që shkaktuan dëmtime të rënda trupore apo vdekjen, dhe amniston vetëm ato krime ekonomike që janë kryer në lidhje me thirrjen për rezistencë", theksohet në njoftim. Në deklaratën e këtyre mekanizmave thuhet se mirëpriten debatet që janë bërë rreth ligjit të amnistisë. "Ne mirëpresim diskutimet e gjalla lidhur me Ligjin për Amnisti në publik dhe në Kuvend dhe ne çmojmë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’ju përgjigjur shqetësimeve të tyre duke i mbajtur elementet për të cilat është arritur pajtim gjatë dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel. Miratimi i shpejtë i Ligjit për Amnisti nga ana e Kuvendit është hap vendimtar për të siguruar integrim të plotë të të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës në tërë vendin”, theksohet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e BE-së.

Amnistia, pastaj zbatimi i plotë i marrëveshjes

Integrimi i komunitetit serb nga komunat veriore në kuadër të institucioneve të Kosovës do të jetë sfida kryesore e zbatimit të marrëveshjes së arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, vlerësojnë përfaqësues të institucioneve dhe analistët. Ky integrim, besohet se duhet të kalojë përmes procesit të zgjedhjeve të lira. Por, paraprakisht, shihet si i domosdoshëm edhe miratimi i Ligjit të Amnistisë për strukturat, deri tani ilegale në veri, të cilat më pas, sipas marrëveshjes do të integroheshin në kuadër të organeve të Kosovës. Këshilltari politik i presidentes së Kosovës, Ramush Tahiri mendon se Ligji i Amnistisë është një e arritur e dialogut me të cilin do të mundësohet shpërbërja e strukturave paralele në komunat veriore. “Konsideroj që kjo është arritja më e madhe e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që këto struktura të shpërbëhen pa asnjë kusht për veprimet e tyre të cilat nuk kanë të bëjnë kundër jetës së njeriut. Është amnisti e përgjithshme, sepse konsiderohen si veprime politike dhe pa pasoja për qytetarët dhe të ardhmen e përbashkët të vendit”, ka thënë Tahiri. Me Ligjin për Amnistinë, në formën e propozuar, nuk pajtohet një numër i deputetëve dhe një pjesë e shoqërisë civile. Versionin e parë të këtij Ligji e pati refuzuar edhe Kuvendi i Kosovës, ngaqë ishte vlerësuar se me nenin 3 amnistoheshin shumë vepra kriminale ordinere. Megjithatë, edhe pas ndërhyrjeve në këtë ligj duke e fshi nenin 3, analisti Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike mendon se nuk është hartuar një draft i mirë i cili do të meritonte të mbështetej.
 
 

Më të lexuarat