BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

BE "urdhëron" sërish Serbinë: Tërhiqni mbrapsht urdhër-arrestin për Haradinajn, nuk keni juridiksion në Kosovë!

BE "urdhëron" sërish Serbinë: Tërhiqni mbrapsht
Komisioni Europian ndjek me vëmendje zhvillimet e javës së kaluar lidhur me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
 
Por megjithëse ndërmjetëson për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë në një sërë fushash, përfshirë bashkëpunimin policor e gjyqësorin, sikurse njofton RTSH , Brukseli ngurron të shprehet për urdhër-arrestet e vjetra të Beogradit kundër qytetarëve të shteteve fqinje, që nuk i përkasin më ish Jugosllavisë.
 
Gjatë diskutimit të raporteve të posaçme për Kosovën dhe Serbinë në Komitetin e Jashtëm Europarlamentar, përfaqësuesja e ekzekutivit europian e injoroi këtë çështje.
 
Rasti “Haradinaj” u përmend me shqetësim, veçanërisht prej eurodeputetëve kroatë, të cilët preken po ashtu nga ligji problematik i Serbisë, që i lejon vetë Beogradit të gjykojë këdo në territorin e ish-Jugosllavisë.
 
“Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë. Beogradi duhet t’i tërheq mbrapsht urdhër-arrestet e vjetruara” u shpreh raportuesja Ulrike Lunaçek.
 
Kreu i Delegacionit të PE për Kosovën, Tonino Picula, deklaroi se “i ashtuquajturi juridiksion rajonal, që i mundëson Serbisë të akuzojë qytetarë të shteteve fqinje, siç dëshmon edhe rasti i zotit Haradinaj, nuk i ndihmon aspak stabilitetit të rajonit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.
 
Përkrah socialdemokratit kroat, foli Dubrakva Suica e PPE-së, duke kërkuar nga Serbia që të përballet me të kaluarën e vet, “pasi në të kundërt nuk do të mund të shkojë larg në procesin e integrimit europian”.
 
Marijana Petir, gjithashtu kroate, ftoi raportuesin për Serbinë, të djathtin gjerman David McAllister, që të ndihmojë “me njohuritë e tij” për ta detyruar Serbinë që të heq nenet e papranueshme në ligjet e këtij vendi, “në mënyrë që mos të pretendohet ngritja e akuzave për qytetarët e vendeve fqinje, siç është rasti me Ramush Haradinaj, por potencialisht edhe për shtetasit e 18 vendeve të tjera të BE- së që kanë marrë pjesë në luftën ballkanike duke mbrojtur Kroacinë kundër agresionit serb”.
 
Konservatori britanik, Charles Tannock, vlerësoi se ndalimi i Haradinaj në Francë do të shkaktojë kthim pas në procesin e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Gjatë debatit mbi Serbinë, disa eurodeputetë ftuan Beogradin të qartësojë pozicionin, nëse synon të anëtarësohet në BE, apo të përafrohet edhe më shumë me Rusinë, çfarë u konsiderua e rrezikshme për stabilitetin në rajon.
 
Sa i përket Kosovës, eurodeputetët shprehën shqetësime për “polarizimin ekstrem të skenës politike”, nivelin e lartë të korrupsionit dhe mungesën e rezultateve për dy kushtet e mbetura për procesin e liberalizimit të vizave.
 
Ndaj të dy vendeve u kërkua që të rrisin përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli dhe si gjithmonë, raportuesja Lunaçek përsëriti thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga 5 shtetet e mbetura të BE-së.

Më të lexuarat