BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Rajoni

Hapet drita jeshile për emrin e ri, qeveria maqedonase miraton marrëveshjen me Greqinë

Hapet drita jeshile për emrin e ri, qeveria maqedonase miraton

Qeveria miratoi marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë në seancën e sotme qeveritare dhe i dha dritë jeshile publikimit të saj zyrtar.

Marrëveshja përfundimtare për tejkalimin e dallimeve rreth emrit është 19 faqëshe dhe përmban gjithsej 20 nene, të cilat janë të ndara në 3 pjesë. Në pjesën e parë dhe më voluminoze përcaktohet përveç emrit kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut” parashihet:

Marrëveshja për emrin

Shtetësia: maqedonase/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të vlejë për të gjitha dokumentet e udhëtimit;

Gjuha: maqedonase, me origjinë sllave;

Kodet në tabelat e regjistrimit: NM ose NMK;

Emrat e institucioneve shtetëore dhe publike: “i/e Republikës së Maqedonisë së Veriut”

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, parashikohet që vendi të ndërmarr aktivitetet në vijim:

Ta dërgojë Marrëveshjen për ratifikim në Kuvend;

Pas ratifikimit ta njoftojë Greqinë;

Të mbajë referendum, nëse vendoset për një të tillë;

Të fillojë procesin e ndryshimeve kushtetuese;

Të përfundojë ndryshimet kushtetuese deri në fund të vitit 2018;

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, vendi do t’i njoftojë të gjitha organizatat ndërkombëtare se duhet ta pranojnë emrin dhe terminologjitë e përcaktuara me këtë marrëveshje, respektivisht se më nuk vlen termi “IRJM”. Në afat prej 1 muaji nga nënshkrimi, palët do të formojnë një komitet të përbashkët ndër-diciplinor me ekspertë të historisë, arkeologjisë dhe arsimit për të shqyrtuar interpretimet historike dhe shkencore. Rrjedhimisht, nëse ka nevojë, do të ndryshohen tekste shkollore, harta, atllase historike etj.

Pasi vendi ta njoftojë Greqinë se e ka ratifikuar marrëveshjen, Greqia menjëherë duhet ta njoftojë:

Presidentin e Këshillit Evropian se mbështet hapjen e negociatat për anëtarësim të vendit tonë;

Sekretarin Gjeneral të NATO-s se mbështet ftesën për anëtarësim të NATO-s për vendin tonë. Por kjo mbështetje është e kushtëzuar. Greqia do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësim të vendit në NATO pasi të përfundojë referendumi eventual me rezultatin që e parashikon kjo marrëveshje dhe pasi të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Ndryshimi i emrit në Kushtetutë do të bëhet me një amandament, por duhet miratuar edhe amandamentet e duhura për Preambulën, Nenin 3 dhe Nenin 49. Gjithsesi, vetëm pasi Maqedonia të bëjë ndryshimet kushtetuese, Greqia do ta ratifikojë marrëveshjen dhe ajo do të hyjë në fuqi.

Pasi marrëveshja të hyjë në fuqi, vendi do ta përdor emrin e ri në të gjitha dokumentet zyrtarë, korrespodenca dhe materiale relevante, ndërsa dokumentet e institucioneve do t’i ndryshojë për 5 vjet.

Në afat prej 6 muajsh nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes, vendi do të riemërojë monumentet, ndërtesat publike dhe infrastrukturore që lidhen me historinë greke. Brenda këtij afati duhet të largohet dielli i Virxhinias nga flamujtë në vendet publike dhe ky simbol nuk do ta përdoret më asnjëherë zyrtarisht.

Përmes marrëveshjes, palët:

pranojnë dallimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Maqedonisë së lashtë greke;

obligohen të respektojnë sovranitetin, integritetin territorial, pavarësinë politike dhe kufinjtë ekzistues;

obligohen të mos përzihen në punët e brendshme të njëra tjetrës;

të mos ndërmarrin masa armiqësore ndaj njëra-tjetrës dhe të mos lejojnë që territori i tyre të përdoret kundër palës tjetër nga një shtet i tretë;

të mos bëjnë asnjë deklaratë irredentiste;

të parandalojnë dhe dënojnë veprimet irredentiste nga institucionet e tyre shtetërore dhe private.

Pjesa e dytë e marrëveshjes i dedikohet bashkëpunimit të vendeve në të gjitha sektorët. Parashikohet të themelohet Këshilli për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë, që do të udhëhiqet nga kryeministrat. Ky Këshill do të kujdeset për zbatimin e Marrëveshjes. Pjesa e tretë e Marrëveshjes parashikon zgjidhjen e problemeve eventuale. Kështu nëse njëra palë vlerëson se pala tjetër nuk i përmbahet marrëveshjes, palët do të duhet fillimisht të provojnë që problemin ta zgjidhin vetë përmes negociatave. Në të kundërt, do të kërkojnë që problemin t’ua zgjidh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Në rast se palët nuk arrijnë t’i zgjidhin për 6 muaj problemet eventuale rreth interpretimit të Marrëveshjes, do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Marrëveshja pritet të nënshkruhet gjashtë fundjavës ose eventualisht të hënën dhe për ta dëshmuar këtë janë ftuar edhe zyrtarë të lartë të BE-së.

Më të lexuarat