BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Hoxhaj reagon ndaj Vuciç: Vrasja e Ivanoviç dhe rrëmbimi i gazetarit serb kanë rrënjët në Beograd

Hoxhaj reagon ndaj Vuciç: Vrasja e Ivanoviç dhe rrëmbimi i
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave ku presidenti i Serbisë, Vuciç, fajëson Kosovën për zhdukjen e gazetarit që po e hetonte rastin e vdekjes së politikanit nga Kosova, Oliver Ivanoviç.
 
Hoxhaj e quajti Vuciç mjeshtër të lajmeve të rreme dhe manipulues të publikut.
 
Në një postim të gjatë në Twitter, Hoxhaj tha se akuzat që Vuciç ia bën Kosovës janë trillimet e tij të radhës.
 
Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka kërkuar që autoritetet serbe t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike nëse ka fakte të besueshme ku mbështeten këto deklarata.
 
“Mjeshtri i lajmeve të rrejshme, Vucic, e bën atë që di më së miri: manipulon opinionin publik. Kur gazetari që po e hetonte vrasjen e Ivanovicit tha se u kdnapua në Serbi, Vucic trilloi një storie të re duke e fajësuar Kosovën.
 
Vucic pretendon se gazetari ka pranuar thirrje nga Kosova para se të zhdukej në një qytet kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë. Nëse autoritetet e Serbisë kanë informata kredibile, duhet që të njëjtat t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike. Kidnapimi i Cvetkoviçdhe vrasja e Ivanoviç i kanë rrënjët në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj. 
Zëvendëskryeministri Hoxhaj më tutje deklaron se Vucic nuk do që të zbardhet as vrasja e Ivanovicit dhe as kidnapimi i Cvetkovicit, duke shtuar se Vucic flet për Kosovën për ta tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme të Serbisë, sic është demonstrate e sotme në Beograd