BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Lëvizja Vetëvendosje: Policia të ndalojë kërkimet dhe arrestimet e aktivistëve, presion politik

Lëvizja Vetëvendosje: Policia të ndalojë kërkimet dhe
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga organet e rendit, Policia dhe Gjyqësia në Kosovë, që të ndalohen kërkimet dhe arrestimet e aktivistëve të saj. Këtë deklaratë, Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë në një njoftim për shtyp, ku ka përmendur edhe emrat e aktivistëve të kërkuar apo dhe arrestuar nga policia.
 
“Në ditët e fundit në mënyrë shqetësuese është shtuar kontrolli dhe kërkimi policor mbi aktivistët Lëvizjes Vetëvendosje. Në të gjitha qendrat e Kosovës ka pasur kërkime për një numër aktivistësh, qoftë në zyrat e Lëvizjes, apo në shtëpitë e tyre. Kërkimet policore janë të lidhura me aksionet politike të Lëvizjes tonë të realizuara tash vonë dhe një pjesë tjetër para më shumë se 5 vitesh”, nënvizohej në njoftim.
 
Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar më tej edhe emrat e personave të arrestuar, duke kërkuar nga policia arsyet e këtyre veprimeve. “Kështu, aktivistëve: Nora Fetoshi , Etleva Malushaj , Marigone Drevinja,  Albin Kurti, Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni,  Frashër Krasniqi, Valdrin Ahmeti,  Nol Nushi, u janë dërguar ftesa, apo janë marrë në telefon për t’u paraqitur në polici. Ndërsa aktivistja Brikena Ramabaja është kërkuar disa here në shtëpi dhe në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje! në Dardanë. Si rezultat i gjithë kësaj “gjuetie” policore mbi aktivistët tanë sot u arrestua Kushtrim Dakaj, i cili ishte duke pirë kafe para zyrës qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ai u arrestua nga 3 policë, të cilët i priste makina me dy të tjerë, pa e sqaruar fare se po e arrestojnë dhe pse po e arrestojnë”, bëhej me dije më tej.
 
Lëvizja Vetëvendosje i konsideron këto arrestime si një presion politik të Qeverisë. “ Këto veprime të policisë ne i konsiderojmë presion politik të Qeverisë në ikje mbi Lëvizjen Vetëvendosje! si formë e shantazhit, e kërcënimit dhe e hakmarrjes lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga organet e rendit, Policia dhe Gjyqësia që të ndalojnë me kërkimet dhe arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të mos bëhen vegël e një pushteti skajshmërisht të korruptuar, i cili nuk zgjedh mjet për të mbetur në pushtet, theksohej në fund të njoftimit.