BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Llalla gati fletë arrestet për xhihadizmin pas kthimit nga Kosova

Llalla gati fletë arrestet për xhihadizmin pas kthimit nga Kosova
Arrestimi për nxitje të xhihadizmit i klerikëve të lartë myslimanë në Kosovë, ka sjellë tronditje edhe në anën tjetër të kufirit shqiptar. Burime të besueshme hetimore kanë lënë të kuptohet se operacione të ngjashme me ato të shtetit fqinj mund të çojnë në arrestime të tilla edhe në Shqipëri. Kjo përforcohet edhe nga shkëmbimi i informacioneve hetimore mes dy Prokurorive që kanë pasur edhe hetime të përbashkëta kohët e fundit për të gjitha rastet e personave që luftojnë në Siri dhe Irak. Një fakt të tillë e bën edhe më të besueshëm një takim urgjent dhe i paplanifikuar i kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prizren me homologun kosovar Sylë Hoxha. Dy drejtuesit e hetimit shqiptar këtej dhe matanë kufirit kanë pasur një fokus special dhe urgjent diskutimi: arrestimet e fundit të të dyshuarve si arkitektë të rekrutimit të xhihadistëve në Siri e Irak. Mësohet se Llalla pritet të lëshojë disa urdhër arreste sapo të kthehet nga Kosova . Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se fokusi i bisedës ka qenë pikërisht kjo çështje. “Në një takim të zhvilluar ditën e Mërkurë (dt.17.09.2014) në Prizren, drejtuesit e institucioneve hetimore theksuan rëndësinë e bashkëpunimit, sidomos sa i përket trafiqeve të natyrave të ndryshme dhe çështjeve që lidhen me përfshirjen e qytetarëve të ndryshëm në konflikte ushtarake janë Europës. Llalla dhe Hoxha theksuan vullnetin maksimal për vijimin e hetimeve të përbashkëta kundër grupeve kriminale që shfrytëzojnë lehtësirat kufitare për të zhvilluar veprimtarinë e tyre të paligjshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Ky takim urgjent vjen në një kohë plot zhvillime, kur ndërmjet Prokurorisë së Shqipërisë dhe Prokurorisë së Kosovës është intensifikuar ndjeshëm shkëmbimi i informacionit dhe goditja e strukturave kriminale, në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera partnere ndërkombëtare.
 
Tahiri në Emiratet e Bashkuara 
 
Bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit ishte tema e diskutimeve, edhe mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe homologut të tij Sheik Saif Bin Zajed Al Nahjan, në Abu Dabi. Shqipëria diskuton për herë të parë kaq seriozisht bashkëpunimin me Emiratet për të luftuar terrorizmin, ku më kryesorja mbetet shkëmbimi i informacioneve dhe koordinimit të veprimeve për ta parandaluar aktivitetin e mundshëm të grupeve terroriste në të dyja vendet. Sipas burimeve zyrtare do të ketë bashkëpunim konkret dhe pritet që në Tiranë, së shpejti të vijë një grup teknicienësh të Emirateve të Bashkuara, për të detajuar modalitetet. Arabet kanë ofruar edhe ekspertizën e tyre në trajnimin e strukturave të Policisë Shqiptare në luftën ndaj terrorizmit. Ministri Tahiri, pasi e ka njohur homologun e tij me zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës ka folur edhe për masat më të fundit që Qeveria shqiptare ka marrë për të frenuar rekrutimin e shtetasve shqiptarë në grupet terroriste që luftojnë në konfliktet në Lindjen e Mesme.
 

Më të lexuarat