BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Përfundon protesta e opozitës në Kosovë: Qeveria ka dy javë kohë për të plotësuar kërkesat

Përfundon protesta e opozitës në Kosovë: Qeveria ka dy
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në përfundim të protestës së opozitës kosovare të zhvilluar të shtunën pasdite në Prishtinë, i la dy javë afat qeverisë për të plotësuar kërkesat e opozitës.
 
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka dy javë afat për t’i zbatuar kërkesat e kësaj proteste”, tha lideri Lëvizjes Vetëvendosje.
 
“Kundër kapjes së shtetit” ishte slogani i protestës që organizuan sot në Prishtinë, tre partitë opozitare kosovare. Opozita ka gjithsej 31 deputetë, numër i vogël në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, që është më pak se i cilësdo nga dy partitë e mëdha të koalicionit qeveritar, PDK-së me 35 e LDK-së me 33 deputetë.
 
Para ndërtesës së qeverisë së Kosovës në protestën kundër “kapjes së shtetit” folën liderët e partive opozitare, Fatmir Limaj i Nismës, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Visar Ymeri i LVV-së.
 
Opozita kosovare gjatë protestës së sotme zhvilloi disa “aksione simbolike”, të parin para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, murin e së cilës e kanë ngjyrosur me të zezë dhe kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike para ndërtesës së KEDS-it, ku kanë thyer disa orëmatëse dixhitalë. Ndërsa para ndërtesës së Radio Televizionit të Kosovës, vendosën një altoparlant për të dhënë mesazhin se është shndërruar në altoparlant të pushtetit.
 
Lidhur me mbarëvajtjen e protestës, Policia e Kosovës informoi se ajo u zhvillua e qetë, ndërsa njësitet policore u kujdesën për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
 
“Plani policor në aspektin e sigurisë u zbatua ashtu siç ishte parashikuar me ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, si dhe planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
 
Lidhur me protestën e paralajmëruar nga opozita, qeveria kosovare ka dhënë më herët mesazhin se, “të gjitha zgjidhjet do bëhen në institucionet e Kosovës dhe nuk ka arsye të kërkohen në rrugë” dhe se “duhet ta kuptuar nga të gjithë se pushteti fitohet me votë legjitime, popullore, dhe jo me metoda të revolucioneve proletare”.
 
Në Prishtinë, këtë vit, në 24 janar Policia kosovare ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet që gjuanin me gurë ndërtesën e qeverisë, pas përfundimit të protestës, ndërsa në 27 janar u zhvillua po ashtu me përplasje mes protestuesve e policisë protesta e dytë e opozitës, e cila pasohet sot me të tretën, e paralajmëruar nga organizatorët “paqësore dhe e dinjitetshme”.
 
 

Më të lexuarat