BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Thaçi: Marrëveshja e Brukselit i dha fund kapitullit të përgjakshëm

Thaçi: Marrëveshja e Brukselit i dha fund kapitullit të
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi me rastin e njëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit ka theksuar se kjo marrëveshje ka përmbyllur një kapitull të përgjakshëm mes dy popujve.
 
Deklarata e Thaçit:
 
Para një viti, në Bruksel, pas një sërë bisedimesh, u arrit një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, në mes dy kryeministrave të vendeve respektive, në një dialog të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri si dhe nënkryetare e Komisionit Evropian baronesha Ashton, me mbështetje të fuqishme SHBA-ve.
 
Kjo marrëveshje historike ka mbyllur kapitullin e përgjakur ndërmjet dy popujve dhe ka hapur kapitullin e paqes dhe të fqinjësisë së mirë. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kosova është shtet funksional dhe me kufij të sigurt në tërë territorin e saj. Po ashtu, fillimi i zbatimit të Marrëveshjes është një e arritur në vijim dhe është duke dhënë rezultate të prekshme.
 
Mbajtja e zgjedhjeve lokale, të parat me ligjet e Kosovës në tërë territorin, zhbërja e strukturave ilegale të sigurisë dhe integrimi i tyre në institucionet e Kosovës janë ndër treguesit e qartë të suksesit të kësaj Marrëveshjeje.
 
Me këtë rast falënderoj Kuvendin e Kosovës, deputetët dhe të gjitha partitë politike që kanë mbështetur këtë proces, e mbi të gjitha qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe besimin e tyre.
 
Me këtë Marrëveshje, Kosova  ka dëshmuar se mund të merr përgjegjësi historike  në përputhje me interesat e qytetarëve të saj dhe në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me shtetet mike që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e saj.
 
Kjo Marrëveshje ka krijuar klimë të mirë politike në rajon, duke hapur perspektivë të sigurt për integrim të Kosovës në institucionet euroatlantike, në NATO dhe BE.
 

Më të lexuarat