BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

“Korrieri” austriak: Opsioni kryesor është përjashtimi i të dy ekipeve nga eliminatoret

“Korrieri” austriak: Opsioni kryesor është
Mediat e huaja vazhdojnë të komentojnë sjelljen e dy federatave, asaj të Shqipërisë dhe të Serbisë, në Nion të Zvicrës, duke dhënë edhe ngjyrimet e rastit se si çështja e dhunës në stadiumin e Beogradit është politizuar në mënyrë ekstreme dhe pritet një vendim i rreptë për të dy palët nga komisioni disiplinor dhe i Etikës në FSHF. Për këtë çështje ka shkruar dje një nga gazetat e njohura austriake, “Korier”, e cila bën një analizë të ngjarjeve që ndodhën në stadiumin e Beogradit dhe luftën politike e diplomatike në distancë ndërmjet dy vendeve, diktuar nga një tension i madh i brendshëm sidomos në Serbi. Natyrisht që komisioni do të anojë nga faktet sportive, konkretisht nga shkeljet disiplinore në fushë e jashtë saj, por që tani vendimi i saj ka nisur të paragjykohet.
 
Duke qenë se krerët më të lartë të UEFA-s kanë paralajmëruar masa ndëshkimore drastike, “Korier” thotë se ka kontaktuar me një nga anëtarët dhe në mënyrë konfidenciale ka mësuar se opsioni i parë në radhë është ndëshkimi i të dy skuadrave me përjashtim nga eliminatoret Euro-2016 që zhvillohen në Franncë, domethënë përjashtim nga gara kualifikuese. Por opsionet e tjera janë në lojë dhe të dy palët kanë ngritur pretendime. Nuk është vetëm gazeta austriake në fjalë që ka shkruar për këtë skenar të mundshëm të një ndëshkimi të fortë, por edhe disa media britanike e italiane nuk e kanë hedhur poshtë si mundësi dhe fakti që presidenti Duka thotë se i trembet një vendimi politik të UEFA-s, nënkupton pikërisht këtë opsion. Një konkluzion të tillë e jep gazeta austriake, “Kurier”, sipas së cilës, në rastin më ekstrem të dyja skuadrat do të mund të përjashtohen nga këto gara. “Pas ndërprerjes së ndeshjes, shqiptarët nuk pranuan të ktheheshin më në fushë, edhe pse u pyetën për një gjë të tillë. Serbët për këtë shpresojnë ta fitojnë lojën 3:0, por ndeshja edhe mund të përsëritet. Në rastin më ekstrem, përjashtimi i të dy këtyre përfaqësueseve nga kualifikimet për Kampionatin Evropian mund të jetë i mundshëm”, shkruan “Kurier”. Tashmë është e qartë se sytë e sportdashësve europiane janë drejtuar nga disiplinori i UEFA-s.
 
Faktet janë dorëzuar dhe pamjet filmike e fotot kanë qenë të mjaftueshme që UEFA të marrë një vendim të drejtë. Kuptohet ë ndonjë pezullim lojtarësh do të ketë dhe Shqipëria, sidomos ata që vrapojnë tek flamuri, por nuk mund të diskutohet ndëshkimi maksimal për Shqipërinë, për sa kohë ajo nuk ishte vend organizator e nuk kishte në dorë as fatin e dronit që hyri në stadium nga jashtë tij dhe absolutisht jashtë vëmendjes së federatës tonë, delegacioni i së cilës jashtë ekipit ishin vetëm një dyzinë njerëzish, që të gjithë të kontrolluar. Akuza më e rëndë që u bëhet shqiptarëve dhe që e citojnë dhe mediat e huaja është refuzimi për të vijuar lojën, e cila, nëse rezulton se është në përputhje me rregullat do ta ndëshkojë me humbje në tavolinë, gjë që është e vështirë, pasi në rrethanat që kishte stadiumi i Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit nuk mund të zhvillohej më një ndeshje futbolli. Në të kundërt, pala shqiptare me të drejtë pretendon fitore në tavolinë me rezultat 3-0, diktuar nga racizmi i pas serbe, hyrja e huliganëve në fushë dhe goditja fizike e ekipit shqiptar.Adriatik BALLA