BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Barcelona pezullohet dy vjet të bëjë merkato

Barcelona pezullohet dy vjet të bëjë merkato
Merkato e klubeve europiane po shkon drejt momentin final, por në tërësi klubet kryesore i kanë bërë goditjet e tyre në planin afatgjatë dhe mbeten vetëm disa enigma të vogla për t’u zgjidhur rreth disa emrave të përveçëm. Por në prag të startit të fortë të Ligës Spanjolle, klubi i Barcelonës ka marrë një goditje të fortë nga FIFA, për një çështje që kishte kohë që përflitej por nuk ishin marrë vendime të prera. Barcelona akuzohej se ka bërë transferime fëmijësh minorenë pa mbushur moshën e transferimit, pra jashtë normave të merkatos, gjë që bie ndesh me parimet sportive të organizmave ndërkombëtarë të sportit. Për këtë arsye FIFA e ka pezulluar Barcelonën për dy vjet që të bëjë merkato dhe klubi katalanas është parë fajtor e duhet të vuajë pasojat. Kujtojmë se Barcelona ishte një nga klubet që mblidhte më shumë talente të vegjël në shkollën e saj të famshme “La Masia”. 
 
Ndëshkimi
 
Barcelona duhet ti bëjë mirë llogaritë deri në fund të kësaj merkatoje pasi ka marrë një goditje të rëndë nga FIFA. Qeveria e Futbollit Botëror nëpërmjet një komunikate bëri të ditur se ka refuzuar apelimin e Barcelonës dhe se klubi “blaugrana” deri në Janar të vitit 2016 nuk mund të bëjë më asnjë blerje në merkato. FIFA para disa muajsh e kishte dënuar Barçën se nuk mund vepronte në merkaton e transferimeve, megjithatë falë apelit të bërë nga katalanasit në atë kohë, FIFA vendosi ta pezullonte përkohësisht vendimin e saj. Por pavarësisht se Barcelona u lejua të blente lojtarë në merkaton kësaj vere, komisioni i apelit pranë FIFA-s këtë të Mërkurë bëri me dije se ka refuzuar të ndryshojë vendimin e dhënë nga komisioni i disiplinës duke hedhur poshtë apelimin e klubit spanjoll, dhe në këtë mënyrë Barcelona nuk do të ketë mundësi të veprojë në dy sesionet e ardhshme të merkatos. Dënimi kundrejt Barçës vjen si pasojë e mosrespektimit të rregullave nga drejtuesit e klubit katalanas në lidhje me blerjet e lojtarëve minorenë jo spanjollë. Përveç pezullimit që ka marrë nga FIFA, Barcelona është dënuar edhe me një gjobë prej 450 mijë frangash zvicerane, ndërkohë që federata spanjolle e futbollit për shkak se e ka lejuar Barçën të federojë lojtarë të rinj në moshë është gjobitur me 500 mijë franga zvicerane. Gjithsesi menjëherë pas vendimit të dhënë nga FIFA, klubi i Barcelonës bëri me dije nëpërmjet një komunikate se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit sportiv pasi kurrsesi nuk kërkon të privohet nga dy sesionet e ardhshme të merkatos. Adriatik BALLA