BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Bartomeu: Merkato jonë e suksesshme, na mjafton trajneri Enrike

Bartomeu: Merkato jonë e suksesshme, na mjafton trajneri Enrike
Barcelona e deklaron të mbyllur merkaton e saj dhe në radhët e klubit po bëjnë llogaritë, nëse kanë dalë të fituar apo të humbur,por e përgjithshmja duket optimiste dhe njëzëri drejtuesit e klubit thonë se merkato ka efekte pozitive dhe e ka bërë Barcelonën më të fortë. Sipas Presidentit Josep Maria Bartomeu, Luis Enrike është blerja më e rëndësishme e vitit për Barcelonën. 51-vjeçari katalanas, i cili kryesoi ditën përmbyllëse të edicionit të 35 të Kongresit Botëror të Penyes foli gjerë e gjatë mbi zhvillimet e muajve të fundit. Në eventin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Katalonia, Presidenti “blaugrana” i siguroi të gjithë të pranishmit se klubi ka nxjerrë mësimet e duhura nga ngjarjet e përjetuara gjatë sezonit të kaluar por gjithashtu ai foli edhe për punën e madhe që është bërë së fundmi për të rinovuar ekipin. Pjesën më të madhe të diskutimit të tij e zunë fjalët për trajnerin e ri si dhe sulmuesin uruguaian Luis Suarez. Barcelona është kritikuar nga analistët sportivë evropianë se ka bërë merkato të gabuar, qoftë me Luis Suarez, por edhe me largimin e Çesk Fabregasit, ndërkohë që vetë analistët e cilësojnë merkaton e Realit të Madridit si të përkryer dhe me efikasitet, duke nënkuptuar që Reali ndo ta dominojë Barcelonën këtë sezon. Por Bartomeu mendon se vetëm ardhja e teknikut Luis Enrike është sa për të gjithë merkaton e Realit e marrë së bashku, duke i thurur elozhe teknikut të ri katalanas.
 
Qëndrimi
 
Presidenti i Barcelonës beson se klubi katalanas ka bërë blerje të goditura në merkato dhe natyrisht ardhja e Enrikes është “qershia mbi tortë” për “blaugranat”. “Premtuam një rinovim të thellë të ekipit dhe e mbajtëm fjalën. Luis Enrike është përforcimi më i rëndësishëm i vitit. Ai përcjell pasion, udhëheqje dhe sakrificë. Presim shumë prej tij. Gjithçka e përballon me entuziazëm maksimal dhe këtë ia transmeton edhe të tjerëve. Edhe Luis Suarez ka ardhur te ne plot entuziazëm. Kishte kohë që po kërkonte të vinte të luante këtu dhe e kishte këtë ëndërr që i vogël. Përpara se të merrte në shqyrtim zhvillimet e sezonit të fundit Bartomeu kujtoi Tito Vilanovën, njësoj siç veproi edhe në rastin e trajnerit argjentinas Tata Martino, të cilin e falënderoi duke shtuar se pavarësisht se erdhi në momentet e fundit ai dha një kontribut të çmuar. Presidenti i 40 i Barcelonës shpjegoi se pas gjithë problemeve të shumta me të cilat u përball klubi gjatë sezonit të kaluar, si sëmundjen e Tito Vilanovës, çështjen e transferimit të Nejmar, problemet fiskale të Mesit si dhe rastin e FIFA-s për bllokimin e përkohshëm të transferimeve të futbollistëve, që të gjitha këto probleme sipas 51-vjeçarit tashmë janë kapërcyer dhe përbëjnë një provë pjekurie, por tregojnë më së miri gjithashtu që ky klub është i fortë dhe në gjendje të reagojë pozitivisht. Bartomeu shtoi se që të gjithë në ambientin “blaugrana” kuptuan ato që ndodhën duke nxjerrë edhe mësimet e duhura. Në fund Presidenti i Barcelonës nënvizoi edhe punën e madhe që është duke bërë klubi në aspektin ekonomik. Sipas tij gjatë këtij viti janë regjistruar të ardhura rekord me një shumë 630 milionë Euro, e më një përfitim prej 41 milionë, por edhe sivjet drejtuesit kanë vazhduar si çdo vit të reduktojnë borxhin, me qëllim drejtimin në mënyrë sa më të përgjegjshme dhe efikase të këtij klubi. Adriatik BALLA