BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Befasia e merkatos, Partizani merr Endri Vrapin

Befasia e merkatos, Partizani merr Endri Vrapin
Partizani zhgënjeu në dy javët e para të Superligës, duke grumbulluar vetëm një pikë falë barazimit në Laç, ndërkohë që humbi fundjavën e shkuar ndaj Apolonisë, një humbje që shkaktoi tërmet në radhët e klubit dhe vuri në vështirësi serioze drejtuesit përballë fansave dhe dashamirësve të shumë të klubit të kuq. Dhe ndryshimet vazhdojnë si për të thënë se vullneti i klubit është të bëhet më e mira. Në orët e fundit të merkatos së verës vjen dhe një prurje jo e rastësishme, madje një lojtar cilësor si ish-mbrojtësi i përfaqësueses Endri Vrapi. Klubi zyrtarizoi kështu arritjen e marrëveshjes me Endri Vrapin. Mbrojtësi me eksperiencë ka firmosur kontratën një vjeçare me të kuqtë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Vrapi do të mbaj të veshur fanellën me numër 44 dhe do t’i bashkohet skuadrës të Martën kur edhe do të nisin përgatitjet për takimin e rëndësishëm të javës së tretë ndaj Skënderbeut. “Jam shumë entuziast që këtë sezon do të jem pjesë e Partizanit . Rikthehem pas shumë vitesh tek ekipi ku edhe nisa karrierën time si lojtar ndaj ndihem si në shtëpi. Shpresoj që me kontributin tim ti shërbej maksimalisht ekipit për të realizuar objektivat madhor që klubi ka për këtë sezon futbollistik”, tha Vrapi.
 
Superliga, merkato milionëshe
 
Starti i Kategorisë Superiore nuk zhgënjen me luftën e fortë dhe lojën e treguar në fushë. Produkti i dhënë është fryt i investimeve të bëra në merkaton e verës, që si asnjëherë tjetër ka qenë më e mira e zhvilluara në vend. Lëvizjet kanë qenë të studiuara, ekipet kryesisht kanë ruajtur boshtin e formacionit të një viti më parë, teksa kulmi është ardhja në Kategorinë Superiore e elementëve të Kombëtares Shqiptare por edhe e elementit të huaj tepër cilësor. Skënderbeu lejoi largimin e disa titullarëve të sezoneve të fundit, si Bicaj, Orelesi apo edhe Pejiç, teksa kampionët afruan lojtarë të cilët kanë veshur në të shkuarën fanellën e kombëtares si Vangjeli apo Osmani, pa harruar afrimin e futbollistëve të konfirmuar në elitën e futbollit shqiptar si Progni, Sefa apo Berisha. Megjithatë baza mbetet garda e vjetër me Shehin në portë, Radas dhe Arapi në mbrojtje si dhe kapitenin Shkëmbi si urën lidhëse. Të njëjtën strategji përdori edhe Kukësi, që ruajti pjesën më të mirë të skuadrës që për dy sezone doli nënkampion i vendit, duke i rritur cilësinë me elementë të tjerë të afirmuar. Mbrojtja mbeti pothuajse e pandryshuar me Dushkun që i bashkohet Malotës në qendër të mbrojtjes, ndërsa në mesfushë goditja është ardhja e vlonjatit Zeqiri. Për të synuar titullin një ekip duhet të ketë një sulmues që garanton golat dhe për këtë arsye Kukësi afroi goleadorin e edicionit të kaluar, serbin Pejiç. Me një rekord afrimesh në numër dhe cilësi, Tirana është tjetërsuar. Bardheblutë kanë afruar dy futbollistë që aktualisht janë pjesë e kombëtares si Bulku dhe Curri, pa harruar edhe Elis Bakaj dikur pjesë e kuqezinjve. Merkato plotësohet edhe nga afrime të tjera, futbollistë të kombëtareve të huaja si Ndikumana apo Kagere që priten të rrisin më shumë cilësinë e kampionatit. Po kaq aktiv në merkato edhe Flamurtari, që largimin e Zeqirit e mbulon me afrimin e mesfushorit më të mirë të kampionateve të viteve të fundit, shkodranin Vucaj. Kuqezinjtë bënë për vete edhe brazilianin Gilberto, pa harruar sulmuesin e Kombëtares Gjeorgjiane Gelazhvili. Ka ndryshuar në pjesën më të madhe edhe Partizani, që kulmin në merkato e arriti me afrimin e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, Emiliano Vila. Një tjetër afrim cilësor është edhe rikthimi i mesfushorit Batha, pa harruar edhe sulmuesin Raciç apo mbrojtësit Dishliev e Fejzullahu. Ardian Cuculi mbrojtësi i kombëtares së Maqedonisë është një tjetër afrim i rëndësishëm i Partizanit por edhe i Kategorisë Superiore.  Adriatik BALLA