BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Bekenbauer: Shaqiri mund të largohet në janar nga Bajerni

Bekenbauer: Shaqiri mund të largohet në janar nga Bajerni
Lojtarët shqiptarë kanë pasur një ngritje të shkëlqyer në performancë në radhët e klubeve të tyre në Europë, duke qenë në qendër të merkatos. Së fundmi, kur po afron ora e merkatos dimërore, problemi i Xherdan Shaqirit në radhët e Bajernit të Munihut po bëhet i mprehtë dhe ekzistojnë shanset maksimale që shqiptari që aktivizohet me përfaqësuesen zvicerane të largohet nga klubi bavarez për të zgjedhur një klub tjetër të njohur europian për një të ardhme më të mirë, nënkupto për një aktivizim më të madh. Duket qartë se ardhja e Mario Gëtcez në merkaton e vjetshme e ka lënë në stol Shaqirin, për më tepër që në të njëjtat pozitiva luan edhe Frenk Riberi e Arien Roben.
 
Për të pasur më shumë minuta Shaqirit i duhet të gjejë skuadër ku mund të luajë titullar dhe ofertat për të nuk kanë munguar. Një largim të tij në janar nga Bajerni e konfirmojnë dhe ikonat e këtij klubi, përfshi dhe presidentin e nderit të klubit bavarez Franc Bekenbauer, i cili ka rekomanduar në të mirë të të gjithë palëve që Shaqiri të gjejë një klub tjetër, si një mundësi që ai të mos digjet në stol por të luajë titullar për kënaqësinë e tij në një klub tjetër të njohur, madje duke përmendur jo rastësisht Liverpulin.
 
Situata
 
Mesfushori me tipare sulmuese, Xherdan Shaqiri, mund të largohet që në janar nga Bajerni i Munihut. Pas zërave të shumtë të merkatos rreth futbollistit zviceran me origjinë shqiptare, tashmë konfirmimi vjen nga presidenti nderit i bavarezëve, Franz Bekenbauer. Ikona e futbollit gjerman dhe në veçanti i Bajernit të Munihut hap dritaren e transferimit për mesfushorin e talentuar, që kërkon më shumë minuta aktivizimi. Shpesh herë Shaqiri është vënë në qendër të merkatos, teksa disa ditë më parë ishte menaxheri i tij ai që deklaronte se Bajern nuk mund të lejojë largimin e tij me formulën e huazimit. Pas këtyre fjalëve vjen reagimi i Bekenbauer që kërkon në klub futbollistë të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në Bavari.
 
“Shaqiri mund të largohet që në janar. Në skuadër dëshiroj futbollistë që preferojnë të rrinë këtu me ne. Nëse një futbollist nuk ka dëshirë të qëndrojë atëherë është e drejtë të largohet në një klub tjetër”, tha Bekenbauer. Mjaftojnë këto tre fjali për të vendosur Shaqirin në merkato dhe për të hapur tenderin për 23-vjeçarin nga Gjilani që ka disa admirues në kampionatet më të forta në Europë. Juventus, Napoli dhe Roma në Itali kanë shfaqur së fundmi interes për të, pa harruar Mançester Junajtid dhe Liverpul në Angli.