BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Blater: UEFA punon nën rrogoz, kush është i fortë të më dalë përballë

Blater: UEFA punon nën rrogoz, kush është i fortë të
Deklaratat e djeshme të kreut të FIFA-s Jozef Blater kanë sjellë një debat të madh në median sportive dhe opinionin sportiv europian e botëror, pasi indirekt zvicerani ka fajësuar UEFA-n se po punon nën rrogoz për ta ulur Blaterin nga froni i FIFA-s, teksa e ka cilësuar veprimtarinë e UEFA-s karshi tij një “punën nën rrogoz”, por shtoi e atij duhet t’i dalin përballë. Deklaratat e tij vijnë në një moment kur ai ka shpallur kandidaturën për kreun e federatës botërore, duke tentuar një mandat të pestë radhazi,q ë do ta bënte të kalonte çdo parashikim.
 
Deklaratat 
 
Sep Blater do të kandidojë për mandatin e pestë në krye të FIFA gjatë zgjedhjeve të muajit Maj ku do të ketë përballë Jerome Champagne, Princin e Jordanisë, Ali Bin Husein dhe ish sulmuesin e Totenham, David Ginola. Në një intervistë dhënë për CNN, 78-vjeçari thekson se vendosi për rikandidimin pas bisedave që ka zhvilluar me disa federata. Gjithsesi, në këndvështrimin e Blater, të gjitha kandidaturat që do të vendosen përballë tij, kanë një mbështetje të veçantë nga UEFA. "E gjithë opozita kundër meje mbështetet nga zyrat me qendër në Nion. Kjo është e vërteta edhe pse ndoshta e papritur. Ata nuk kanë kurajë të më dalin përballë", tha ai. Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini nuk pranoi të hidhte kandidaturën e tij dhe sipas Blater është ai që po mbështet kandidatët e tjerë.
 
Gjithsesi, numri një i FIFA-s bën thirrje që UEFA të ulë ritmin e sulmeve ndaj tij. "Futbolli është një sport që luhet në grup prandaj le të luajmë si një skuadër e bashkuar. E ftoj UEFA-n dhe në veçanti drejtuesit e saj që të heqin dorë nga sulmet dhe të shijojnë lojën e futbollit që ka mesazh unitetin", shtoi zvicerani. i pyetur nëse është nervoz në prag të fushatës ku do të kërkojë një tjetër mandat, Blater u përgjigj qartë. "Jo, absolutisht jo. Është e pamundur t'i lumturosh të gjithë. Mua më pëlqejnë kritikat dhe i pres ngado që vijnë, por gjithçka duhet të përfundojë te kritika. Kur të tërhiqem do të punoj në radio, përherë e kam thënë këtë. Radio është më popullore se televizioni dhe do të më pëlqente shumë të punoja si reporter në radio", përfundoi Blater, i vendosur për t’i shkuar deri në fund zgjedhjeve dhe për të fituar edhe mandatin e pestë radhazi.
 
Momentalisht Blater shihet favorit për këtë mandat dhe ai ka besim se do ta fitojë sërish fronin  FIFA-s, por ndërhyrja e UEFA-s në punët e brendshme, siç e cilësoi ai vetë, mund të sjellë gjëra të pakëndshme. Prandaj dhe Blater i parapriu kësaj përplasjeje, që nuk është gjë tjetër veçse një krisje marrëdhënies midis tij e Mishel Platinisë që drejton sot UEFA-n. Prej muajsh flitej për një acarim të raporteve mes tyre, por duket e Blater nuk i ka hapur rrugën Platinisë për president të FIFA-s dhe kjo gjë e ka nevrikosur francezin, i cili po bën çmos që ta nxijë presidentin aktual të federatës botërore, por pa dalë vetë personalisht në skenë. Platini ka vënë në lëvizje mekanizmat e UEFA-s për të thumbuar kandidimin e Blaterit për mandatin e pestë në krye të FIFA-s dhe kjo gjë nuk i pëlqen “plakushit” Blater.  Adriatik BALLA