BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Celina, talenti që vë në lëvizje De Biazin

Celina, talenti që vë në lëvizje De Biazin
Një tjetër talent shqiptar po spikat në Europë. Pas Adnan Januzajt që refuzoi të luante për kombëtaren tonë kuqezi, vëmendja më pas u përqendrua tek ylli i Shalke 04, Donis Avdijaj, ndërsa së fundmi është një tjetër talent shqiptar që po spikat në radhët e një klubit madh, konkretisht Mançester Sitit. Bersant Celina ka realizuar mbrëmjen e dy ditëve më parë dy gola në fitoren e thellë 6-1 që Siti U-19 realizoi në Champions League të kësaj moshe ndaj Bajernit të Munihut, duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë dhe vetë të evidentohet si një talent me shumë të ardhme. Ai luan në disa pozicione por është me interes që të angazhohet pse jo në ekipin tonë kombëtar, si element me të ardhme.
 
Ai është grumbulluar me skuadrat e moshave të Norvegjisë, për t’u bërë më pas pjesë e U-21 të Kosovës e që së fundmi po shihet nga federata jonë si një element që mund të jetë në të ardhmen me potencial në ekipin përfaqësues të Shqipërisë. Padyshim ë aktivizimi i tij në radhët e të rinjve të përfaqësueses së Kosovës mund të rezultojë pozitiv për të gjithë, përfshi dhe futbollistin, pasi kalimi më pas në kombëtaren tonë, apo e pakta në U-21 të Shqipërisë është më se i mundshëm.
 
Celina i shënon dy gola Bajernit, de Biazi e ndjek
 
Një talent shqiptar shkëlqen në Champions League-n e të rinjve. Bersant Celina, 18-vjeçari i Mançester Siti realizoi një dygolëshin në fitoren e thellë 6-0 të Citizens ndaj Bajernit të Munihut, sfidë që i parapriu takimit të “Etihad Stadium” mes formacionit të Pelegrinit dhe Guardiola-s. Djaloshi i rritur në Norvegji nga prindër me origjinë nga Kosova, ishte ndër më të mirët në fushë për skuadrën e tij. Celina shënoi golin e 3 në minutën e 28’ dhe të 6-in në të 88-ën, duke vulosur suksesin e thellë ndaj bavarezëve të rinj, që mbeten larg nivelit të skuadrës së parë. Për shkak të cilësive të tij të jashtëzakonshme Celina është grumbulluar me përfaqësuesen U-21 të Kosovës në një turne të zhvilluar në Zvicër, por së fundmi është bërë pjesë e skuadrës së parë që drejtohet nga Albert Bunjaki. Më parë djaloshi i datëlindjen 1996 është aktivizuar me përfaqësueset e moshave të Norvegjisë. Edhe pse nuk thuhet zyrtarisht me emër konkret, në federatë janë të bindur se De Biazi po e vëhzgon atë, sikurse ka pranuar se është në ndjekje dhe të Donis Avdijajt.
 
Ky i fundit ka pranuar në patriot të vijë të luajë për Shqipërinë, por ka kërkuar që të aktivizohet me skuadrën e parë, gjë që është refuzuar kategorikisht nga de Biazi, i cili ka kërkuar që ai të luajë më parë me U-21 të Skënder Gegës. E njëjta gjë mund të vlejë dhe për Celinën, i cili duhet të japë prova me skuadrën e Shpresave para se të vijë në Kombëtaren e parë. Padyshim që këta dy elementë mund të jenë një pikë referimi për De Biazin në fazën e tij të seleksionimit të të rinjve shqiptarë që luajnë me klubet europiane, por në rreth janë shënuar dhe shumë elementë të tjerë për të cilët De Biazi ka deklaruar se do të japë një mendim në momentin e duhur. Në çdo grumbullim De Biazi fton nga një element të ri dhe kjo është pozitive për të gjithë, sidomos për të ardhmen e skuadrës kombëtare.  Adriatik BALLA