BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Daily Mail: Januzaj s’bëhet i Anglisë, do Shqipërinë

Daily Mail: Januzaj s’bëhet i Anglisë, do Shqipërinë

Çështja e talentit Adnan Januzaj po bëhet temë e ditës edhe në shtypin sportiv britanik, aq sa analistë e gazetarë të njohur po shkruajuni për ditë për fenomenin shqiptar. Dygolëshi i tij ndaj Sandërlendit është një premisë e mirë për të bërë një start të shkëlqyer në karrierën e tij me Mançester Junajtid dhe kjo e bën atë të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Por shtypi britanik nuk la pas dore as përkatësinë e tij kombëtare, si dhe kërkesat e shumta të disa vendeve për ta pasur atë në skuadrën e tyre kombëtare e më së pari këtë kërkesë duket se e ka përsëritur Shqipëria. Sipas gazetës “Daily Mail”, lojtari është më së pari shqiptar nga kombësia dhe është e drejtë normale e tij të zgjedhë të luajë për Shqipërinë. Madje e përditshmja në fjalë e përmend dhe Belgjikën dhe e quan një zgjedhje natyrale e normale, por ka përjashtuar Anglinë, duke cituar madje trajnerin Hoxhson që e ka kërkuar por që sipas gazetës në fjalë Anglia dëshiron të vjedhë talente të tilla, gjë që nuk është e mirë.

Qëndrimi/ Januzaj do me zemër Shqipërinë

Shpërthimi i talentit me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj në radhët e Mançester Junajtid ka ndezur një debat të gjerë në opinion sportiv në Angli mbi mundësinë e aktivizimit të 18-vjeçarit me kombëtaren e "Tre Luanëve". Në fakt ishte një deklaratë e trajnerit të përfaqësueses së Anglisë, Roi Hoxhson, i cili tha se po studion mundësinë e përfshirjes së mesfushorit të "Djajve të kuq" në skuadrën e tij, deklaratë që hapi më shumë skenarë mbi të ardhmen e djaloshit shqiptar, që kërkohet njëkohësisht nga Belgjika dhe Shqipëria, madje disa qarqe mediatike zbulojnë se edhe Turqia apo Serbia janë kapur fort pas disa detajeve të prejardhjes së Januzajt, për të pretenduar shërbimet e tij. Por një analizë më të thellë mbi mundësinë e përfshirjes së djaloshit të talentuar në kombëtaren e Anglisë e bën analisti i "Daily Mail", Martin Samuel i cili shkruan: “Adnan Januzaj është belg. Nëse ai dëshiron, duke iu përmbajtur strikt rregullave të futbollit, mund të jetë shqiptar ose kosovar, serb apo turk, por është e sigurt që nuk mund të jetë anglez. Januzaj ka lindur në Bruksel dhe Belgjika do që ai të jetë pjesë e gjeneratës së tyre të artë. Babanë e ka shqiptar dhe djali i tij ndjen një simpati të veçantë për këtë vend. Shqipëria nuk ia ka dalë të kualifikohet ndonjëherë për një turne të madh dhe aktualisht është në vendin e pestë në grupin E kualifikues për në Kupën e Botës. Januzaj ka refuzuar deri më tani shansin që i është dhënë për të përfaqësuar Belgjikën për U-18 ose U-19, duke thënë se Shqipëria është zgjedhja e tij e preferuar.” Samuel shpjegon më tej, se Anglia është përfaqësuesja e fundin në radhë që mund të pretendojnë grumbullimin e Januzajt. "Nëna e tij është nga Kosova, që është një fund i mbyllur për ambiciet e tij si futbollist. Kosova nuk një kombëtare konkurruese për shkak se ky vend është në konflikt me Serbinë në lidhje me statusin si territor i pavarur. Gjyshërit e tij janë nga Serbia dhe Turqia, ndonëse ai nuk ka treguar gatishmëri për të përfaqësuar ndonjë nga këto dy vende. Vendi i vetëm për të cilin nuk mund të luajë, është ai që e punëson. Është qesharake edhe të spekulosh që Januzaj do të veshë bluzën e Anglisë. Moralisht nuk do ishte e drejtë dhe në parim do të shkelte një marrëveshje me vendet e tjera". Analisti i “Daily Mail” shkon deri aty sa të konsiderojë vjedhje përfshirjen e mundshme të 18-vjeçarit në skuadrën e Hoxhson."Federata Angleze nuk mund të veprojë si një klub elitar dhe të marrë çdo lojtar nga një vend që mendohet se është inferior, duke i premtuar famë dhe pasuri (por jo sukses, sepse Adnani duhet të bindë akoma për të kuptuar sesa shanse ka të veshë bluzën e Anglisë. Hoxhson është një njeri i mirë dhe e di thellë- thellë se nuk është e drejtë që të vjedhësh. Nxitimi i para disa viteve për të zgjidhur krizën e Anglisë me lojtarë nga jashtë, ishte i pahijshëm, por edhe i dëmshëm". Adriatik BALLA