BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Debatik Curri “tradhton” Kombëtaren kuqezi, bëhet pjesë e Kosovës

Debatik Curri “tradhton” Kombëtaren kuqezi, bëhet
Një tjetër lojtar kosovar duket e po largohet nga përfaqësuesja jonë kuqezi. Bëhet fjalë për mbrojtësin e mesfushorin Debatik Curri, që ka hyrë në kontakte me trajnerin e përfaqësueses kosovare Albert Bunjaki. Ky i fundit i kishte bërë ftesë prej disa ditësh dhe lojtari po e vlerëson atë maksimalisht, duke i thënë paraprakisht “po” teknikut kosovar. Mbetet që Shqipëria të japë leje për Currin, por është e drejtë e tij e pamohueshme që të zgjedhë ekipin që dëshiron. Problemi këtu qëndron në faktin e pas Currit mund të jenë të tjerë lojtarë që do të duan të largohen dhe Kombëtarja do të mbetet. Padyshim që shqetësimi i De Biazit dhe zyrtarëve të lartë të Federatës Shqiptare të futbollit gjatë kësaj kohe tregojnë se gjërat nuk shkojnë aspak mirë dhe se Kosova pak nga pak po i josh lojtarët e saj që luajnë me përfaqësuesen e Shqipërisë. Pak ditë më parë, një zyrtar i federatës theksoi e lojtarët kosovarë që luajnë apo kanë luajtur me Shqipërinë nuk mund ta trajtojnë Kombëtaren Kuqezi si të dorës së dytë dhe ndoshta kjo shprehje i shkon për shtat qëndrimit që po mban Debatik Curri. Tashmë është fakt që ai do të largohet në drejtim të Kosovës e atje mund të luajë titullar, por për De Biazin dhe zyrtarët e ekipit tonë kombëtar e të federatës duhen marrë masat që të mos largohen titullarët më të mirë. 
 
Situata
 
Pas Samir Ujkanit, një tjetër futbollist kosovar pritet të lërë kombëtaren e Shqipërisë për t’u bashkuar me përfaqësuesen më te re të Europës. Sipas agjencisë së lajmeve “kosovapress”, Debatik Curri mund t’i japë fund aventurës së tij me skuadrën e drejtuar nga trajneri Italian Xhani De Biazi për të luajtur me kombëtaren e Kosovës. Tekniku Albert Bunjaki në një intervistë për këtë agjenci deklaroi se do t’i bëjë një ftesë lojtarit të Sevastopolit në kampionatin ukrainas për dy miqësoret që Kosova do të zhvillojë me Turqinë në datën 21 Maj në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës por edhe atë me Senegalin. Bunjaki shtoi se ai ka kohë deri më 18 Maj për të ndjekur me vëmendje futbollistët dhe për të krijuar një ide të qartë se kë do të grumbullojë për dy miqësoret e muajit Maj. Në lidhje me Currin numri 1 i përfaqësues theksoi se ai është një lojtar me eksperiencë që mund t’i bëjë shumë punë Kosovës, megjithatë përpara se t’i dërgojnë një ftesë zyrtare 29-vjeçarit drejtuesit e kombëtares do të bisedojnë me vetë futbollistin por edhe me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit që në fund të marrin një vendim korrekt që të mos cenojë asnjërën prej dy skuadrave kombëtare. Vetë Curri për “kosovapress” deklaroi se nuk ka biseduar ende me drejtuesit e përfaqësues së Kosovës por do t’i pëlqente të ishte pjesë e kombëtares më të re në Europë. Adriatik BALLA