BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Derbi më 12 mars në “Qemal Stafa”, Starova: Kështu i bëjmë mirë futbollit shqiptar

Derbi më 12 mars në “Qemal Stafa”, Starova: Kështu i
Partizani bëri prapa-kthehu gjatë mbrëmjes së dy ditëve më parë dhe ditës së djeshme, duke pranuar në mirëkuptim me Tiranën ta luajë ndeshjen derbi me rivalen e vjetër më 12 mars në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, një vendim që shihet nga palët si më i pranueshmi, por i marrë në kushtet e presionit nga të dy tifozeritë respektive, të cilat nuk e pritën mirë faktin ë derbi u kalua në Peqin, stadiumi i të cilit nuk merr më shumë se 1 mijë vetë. Duke parë se Partizani mbetej pa gjë, me një numër të paktë mbështetësish, atëherë grupimet e ultrasve të Partizanit reaguan fuqishëm, duke ushtruar trysni në radhët e klubit për kthimin derbit në kryeqytet. Edhe Tirana ishte dakord që derbi të luhej në “Qemal Stafa”, por fusha nuk ishte e gatshme. Në këto kushte, falë presionit të tifozëve të kuq, u mundësua që ndeshja derbi të shtyhej për më 12 mars, në një datë që edhe fusha e impiantit kombëtar është bërë gati të presë supërsfidën e fazës së tretë të Kategorisë Superiore.
 
Starova: Vendimi është në të mirë të futbollit
 
Derbi do të luhet në qytetin dhe stadiumin që meriton me të gjithë madhështinë e tij. Tirana - Partizani do të luhet në 12 mars në “Qemal Stafa”. Lajmi i mirë u zyrtarizua fillimisht nga klubi i kuq, që në faqen zyrtare të tij, konfirmoi vendimin që ndeshja më e ndier e futbollit shqiptar në nivel klubesh të luhet në impiantin ndërkombëtar të kryeqytetit. Vetëm pak minuta më vonë konfirmimi erdhi edhe nga FSHF që komunikoi ndryshimin e agjendës së derbit të javës së 24. Telenovela përfundon me një fund të lumtur, pasi në fund ka dominuar arsyeja dhe buonsensi, siç është e lehtë të lexohet edhe në fjalët e drejtorit sportiv të Partizanit Sulejman Starova. "Ishte një vendim qe u mor padyshim në të mirë te futbollit, ne mënyrë që derbi te mos privohej nga tifozët, e padyshim pati ndikimin e saj edhe media. Partizani e ka treguar edhe me parë se është një klub që udhëhiqet nga kjo logjike siç bëri edhe në derbin e kaluar kur hapi dyert për tifozët e Tiranës pasi derbi nuk ka kuptim vetëm me një tifozeri", tha Starova.
 
Vendimi i Partizanit erdhi pas kërkesës (presionit) që bëri tifo grupi i tifozëve të kuq “Ultras Guerrils”, që mbrëmjen e së enjtes doli me një qëndrim zyrtar ku i kërkonte klubit që derbi të luhej në Qemal Stafa. Starova e pranon se zëri i tifozëve ishte vendimtar për klubin, i cili në këtë mënyrë ka fituar sërish mbështetësit e tij pas marrëdhënies së tensionuar që u krijua pas eliminimit të skuadrës nga Kupa e Shqipërisë në Laç. "Motoja e Ultras-Guerrils është "Ne dhe Partizani jemi një" dhe ky vendim e vërteton këtë. Ne dëshironim qe sa me shume tifozë të Partizanit të jenë të pranishëm në derbi ndaj padyshim qe reagimi i tifozëve ka patur ndikimin e tij. Për kuriozitetin tuaj po ju them se interesi i klubit ishte edhe qe te mos kishte përçarje mes tifozëve pasi disa mund te donin shtyrjen e derbit dhe disa jo, por ky vendim u mor bashkërisht me tifozët", theksoi Starova. Në fund duket se kanë fituar të gjithë, Tirana, Partizani por mbi të gjitha futbolli dhe derbi që do të vijë bashkë me përbërësin e tij më domethënës, pasionin e jashtëzakonshëm të tifozëve. Derbi i kryeqytetit në këtë mënyrë do të vijë i rrethuar nga pasioni i jashtëzakonshëm që e ka rrethuar historikisht.
 
Njoftimi i klubit të kuq
 
Klubi ju vë në dijeni për mbarëvajtjen e ndeshjes së shumëpritur Derbi Tirana – Partizani. Duke ndjekur me kujdes hap pas hapi zhvillimet e orëve të fundit, por edhe dëshirën e madhe të dy tifozerive për të qenë të shumtë prezent në këtë përballje historike, klubi vendos që kjo sfidë meriton denjësisht të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”. Një vendim, i cili mendojmë se do të mirëpritet nga i gjithë opinioni sportiv, por sidomos nga tifozeritë respektive të cilat edhe përballjen e radhës do ta shndërrojnë në një festë të vërtet sportive. Edhe në këtë rast klubi mbështet tifozerinë e kuqe e cila kërkon të jetë sa më e shumtë në numër për të përkrahur skuadrën në përballjen ndaj rivalëve historik pas apelit që kjo e fundit bëri publik që derbi i kryeqytetit të mos luhet në stadiumin e Peqinit. Edhe në këtë rast klubi me zemërgjerësinë e tij tregon se është kundër penalizimit të tifozëve, gjë të cilën e pasqyroi edhe në derbin e fundit ku rezultoi faktor kryesor në hapjen e dyerve të stadiumit “Qemal Stafa” për tifozerinë e Tiranës edhe pse kjo e fundit vuante dënimin e Disiplinës dhe treguar se jemi Partizani i Madh. Adriatik BALLA