BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Duka: Fitore në tavolinë, çdo vendim tjetër është politik

Duka: Fitore në tavolinë, çdo vendim tjetër
Sot pritet të merret vendimi nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA, në lidhje me ngjarjet negative e antisportive që ndodhën në stadiumin e Partizanit të Beogradit më 14 tetor në ndeshjen midis përfaqësueses serbe dhe asaj shqiptare. Të dy palët i kanë kërkuar UEFA-s fitore në tavolinë, duke dhënë argumentet e tyre, por duket se pala shqiptare është realisht më afër fitores në tavolinë, nisur nga shkeljet e shumta të federatës serbe. Kemi të bëjmë me një luftë të fortë faktesh e provash, por edhe ndërhyrje politike të jashtëzakonshme, që konfirmohen dhe nga presidenti i FSHF-së Armand Duka. Kreu i federatës tonë ka thënë se letrat janë “qepur” dhe pret nga komisioni në fjalë fitoren në tavolinë për Shqipërinë, por nuk la pa përmendur dhe frikën e një vendimi politik, që nënkupton ndëshkimin e të dy federatave, gjë që do të ishte e dëmshme për Kombëtaren tonë kuqezi.
 
Qëndrimi
 
Fitorja në tavolinë është opsioni i vetëm i menduar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët kanë zbarkuar në Nion të Zvicrës për të mbrojtur çështjen kuqezi në komisionin e disiplinës pas ngjarjeve të turpshme në sfidën e Beogradit, Serbi-Shqipëri. Lajmin e konfirmon vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që në linjë telefonike për mediat tregon pritshmëritë e palës sonë për vendimin e disiplinës. “Komisioni i disiplinës ka marrë informacionet zyrtare dhe pretendimet e të dyja palëve dhe më pas do të marrë një vendim të drejtë sportiv, si për ne edhe për serbët, pasi kështu edhe ata do të korrigjohen në të ardhmen. Kështu mund t'i rikthejë futbollin atyre, duke ndëshkuar organizatorët e ndeshjes dhe duke dhënë fitoren në tavolinë për Shqipërinë, tha Duka. Gjatë periudhës pas sfidës së Beogradit është ndjerë shumë përjetimi politik sidomos tek kundërshtari, por edhe në deklaratat e palëve të treta. Presidenti Duka beson për një vendim sportiv të çështjes edhe pse pranon se ka presion politik për këtë vendim. "Kemi radhitur çdo gjë mirë për t'i treguar komisionit se çfarë ndodhi në Beograd. Kjo është shkruar nga specialistët më të mirë. Kam frikë nga politika, ka presion politik nga të gjitha anët, por shpresoj që komisioni të marrë një vendim sportiv mbi faktet dhe rregulloren sportive. Mbi vendimin politik nuk kemi çfarë të bëjmë", tha Duka. Ndërkohë në media prej kohësh qarkullon ideja e një vendimi të komisionit të disiplinës në UEFA për të riluajtur takimin si dhe fakti që ndeshja e kthimit mund të luhet me dyer të mbyllura ose në fushë asnjanëse. Për numrin një të qeverisë së futbollit në vend nuk ka asnjë pikë në rregullore që mund të sjellë këtë vendim. "Nuk e kam lexuar në asnjë rregullore se ç’mund të bëhet në ndeshjen e kthimit. Riluajtja e takimit nuk ekziston si mundësi, pasi me rregullore riluajtja ose rifillimi i tij bëhet vetëm nëse ajo ndërpritet për forca madhore dhe jo për pushtim të fushës", shtoi kreu i federatës tonë. Adriatik BALLA