BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Duro shpërthen në merkato, sjell Fazliun tek Partizani

Duro shpërthen në merkato, sjell Fazliun tek Partizani
Partizani po tenton të bëhet skuadra më e fortë e kategorisë Superiore,pavarësisht se ardhja e shumë elementëve të rinj ë kanë pak harmoni me njëri-tjetrin i sjell shqetësime grupit. Partizani i këtij edicioni ka ndryshuar me rrënjë dhe presidenti gazmend Demi tenton të formatojë një grup që të jetë i aftë të rivalizojë me skuadrat kryesore për titull kampion. Mbrojtësi korçar Tefik Osmani është shprehur se Partizani nuk ka forcë të jetë pretendent, por në radhët e “demave” mendojnë se Partizani është i fortë dhe këtë do ta tregojnë ndeshjet e Superligës duke filluar nga kjo javë. Trajneri Duro bëri dhe lëvizjen e fundit në këtë merkato, duke iu bindur presionit të fansave për një prurje cilësore në repartin ofensiv. Për pasojë erdhi nga radhët e Shkëndisë së Tetovës Astrit Fazliu, cilësitë teknike të të cilit njihen mirë nga trajneri i skuadrës së kuqe Duro, i cili ka drejtuar një vit më parë pikërisht skuadrën tetovare. Tashmë edhe sulmi mund të quhet i kompletuar dhe Partizani po mendon për sfidën e parë në kampionatin e ri, formula e të cilit ngjall interes qoftë dhe për rivalitetin e ashpër që kanë skuadrat ë pretendojnë trofetë e këtij edicioni.
 
Lëvizja
 
Astrit Fazliu është goditja e radhës që Partizani ka realizuar në këtë merkato vere. Sulmuesi Kosovar i cili deri ditën e martë ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës ka arritur marrëveshjen me 15 herë Kampionët e vendit . Sulmuesi 26 vjeçar është një njohje e vjetër e trajnerit Shpëtim Duro kur së bashku ishin pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Në futbollin kosovar por edhe tek Shkëndija sezonin e fundit Fazliu ka qenë ndër protagonistët kryesorë me performancën dhe golat e shënuar. Tek Partizani sulmuesi kosovar gjen disa nga ish shokët e tij me të cilët ka luajtur më parë tek Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës. Me këtë blerje të kuqtë besojnë se i kanë hedhur pas krahëve problemet në vijën e parë, ku çaluan shumë sezonin e kaluar. 26-vjeçari pritet të jetë zgjedhje e parë e trajnerit Duro, pasi gëzon dhe formën e duhur fizike për shkak të aktivizimit në Europa League me Shkëndijën e Tetovës. Madje nuk përjashtohet mundësia që të luajë titullar që në sfidën e parë të kampionatit në transfertë me Laçin.