BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Edon Hasani beson rikthimin e Kukësit si favorit për titull

Edon Hasani beson rikthimin e Kukësit si favorit për titull
Kategoria Superiore ka nisur të bëhet interesante, sidomos pas zhgënjimit për dy javë rresht të dy skuadrave më të mira të sezonit të kaluar, Skënderbeut e Kukësit, që kanë humbur pozicionet e tyre në kryesim dhe ndodhen tashmë në mestabelë. Në këtë situatë është favorizuar Tirana, e cila ndodhet në krye të renditjes me dhjetë pikë, tre më shumë se ndjekësit më të afërt. Kukësi e Skënderbeu po përpiqen të lënë pas problemet, me shpresën se në javën e pestë do të rikthehen bindshëm. Në kampin kuksian janë të bindur se kjo do të ndodhë shpejt dhe se humbja me Partizanin nuk është domosdoshmërisht një pikë rënie për verilindorët, por një pikë reflektimi për të mos përsëritur më gabimet dhe për të dhënë më të mirën në sfidën e radhës e për ta fituar atë. Suksesin besojnë të gjithë, qoftë stafi teknik me në krye Artim Shaqirin, presidenti i klubit Safet Gjici, por edhe vetë lojtarët, të cilëve nuk u falen më gabimet.
 
Qëndrimi 
 
Kukësi rikthehet në tapetin e gjelbër për të përgatitur javën anti-Skënderbe. Të premten në Korçë do të zhvillohet supersfida e javës midis kampionëve në fuqi të Skënderbeut dhe dy herë radhazi nënkampiones Kukësi. Verilindorët vijnë pas humbjes në shtëpi me Partizanin, një rezultat negativ përballë një kundërshtari direkt. Për mesfushorin Edon Hasani kjo humbje duhet harruar sa më parë dhe të hidhet vështrimi drejt 90-minutëshit të radhës. "Ndaj Partizanit bëmë një lojë të mirë por gabuam në finalizim. Ndaj ekipeve të tilla nuk mund të gabosh. Duhet të harrojmë sa më parë këtë ndeshje dhe të dalim me tre pikë ndaj Skënderbeut", tha në fillim Hasani. Bindja e 23-vjeçarit për të dalë me sukses nga transferta e javës së 5 vjen për shkak të grupit cilësor që ka në përbërje ekipi por edhe të stafit në drejtim. "Ekipi është ndërtuar për të dalë kampion. Kemi një grup të mirë me harmoni, stafi është i kualifikuar si dhe presidencën më të mirë në Shqipëri. Jam i bindur se do bëjmë lojë të mirë në Korçë dhe do dalim me fitore", shtoi mesfushori i Kukësit. Hasani rikthehet në Kategorinë Superiore pas dy viteve shtegtimi në kampionatin Bullgar dhe Rumun. Mesfushori i ka idetë e qarta për objektivat me skuadrën dhe mbi të gjitha për ato personal. "Është një rikthim pas tre vitesh në kategorinë Superiore. Erdha tek Kukësi, një ekip me pretendime me shpresën për të dalë kampion. Synoj që me paraqitjet e mia të arrij edhe kombëtaren shqiptare duke qenë se jam aktivizuar edhe me ekipet e moshave të kuqezinjve”, tha ai. Megjithatë vendi i titullarit tek verilindorët nuk është asnjëherë i sigurt, pasi konkurrenca për një vend titullari është e madhe. Ndaj Partizanit në fundjavën e kaluar Hasani e nisi nga stoli, për tu hedhur në fushë në vendin e Dostit në fillimin e pjesës së dytë. "Konkurrenca i bën mirë ekipit por edhe vetë futbollistëve, rrit shumë cilësinë në lojë. Ndaj Partizanit kisha probleme muskulare dhe për këtë arsye nuk luajta që nga fillimi”, përfundoi mesfushori Edon Hasani.Adriatik BALLA