BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Elseid Hysaj, mbrojtësi i momentit në Serie A

Elseid Hysaj, mbrojtësi i momentit në Serie A
Përfaqësuesja jonë po rri një brez të talentuar lojtarësh që mund të na japin kënaqësinë ta shohim fanellën kuqezi në një eveniment të madh të futbollit botëror. Ditët e fundit po spikat në Serinë A italiane një nga lojtarët më të qëndrueshëm në përfaqësuese, mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili luan titullar me Empolin dhe ka një minutazh të shkëlqyer, ku statistikat në fushë e bëjnë atë të jetë një lider i padiskutuar. Hysaj vlerësohet nga rrjetet sociale dhe mediat online në Itali si një mbrojtës me potencial të madh dhe llogaritet ndër më të mirët. Padyshim që sondazhet e bëra nga tifozë të ndryshëm në median sportive e nxjerrin atë më të mirin e këtyre javëve në Serie A italiane, duke lënë pas vetes lojtarë të tjerë të njohur që luajnë me klubet italiane. Për trajnerin e Kombëtares tonë, Xhani de Biazi, një vlerësim i tillë nuk është i rastësishëm, pasi Hysaj ka shumë minuta aktivizimi si titullar tek skuadra e tij, por në të njëjtën kohë De Biazi buzëqesh në prag të ndeshjes me Armeninë, pasi Hysaj është në formë dhe mund të ketë kontribut thelbësor në suksesin mundshëm të skuadrës tonë përfaqësuese në këtë ndeshje. 
 
Vlerësimi
 
Kombëtarja shqiptare është me fat që në përbërjen e saj i ka dy futbollistë shumë të talentuar e kualitativ. Fjala është për Elseid Hysaj dhe Ergys Kaçe, të cilët janë përfshirë në mesin e lojtarëve më të mirë në Evropë, prej atyre më të rinj në moshë. Këtë vlerësim për dyshen shqiptare e ka bërë instituti CIES, i cili merret me monitorimin e lojtarëve të rinj nëpër kampionatet e Evropës. Ky institut çdo muaj publikon të reja rreth futbollistëve të rinj, të cilët, në njëfarë mënyre, ua sugjeron klubeve që janë të interesuara për të bërë përforcime. Për muajin shkurt, ky institut në mesin e futbollistëve të përzgjedhur i ka përfshi edhe mbrojtësin e Empolit, Hysajn dhe mesfushorin e PAOK-ut, Kaçen. Ky i fundit qe një kohë po shkëlqen në Greqi, sikurse Hysaj që është bërë emër në Serie A.
 
Hysaj kërkohet nga Hanoveri
 
Futbollisti shqiptar Elseid Hysaj, pritet të largohet nga skuadra e Empolit në fund të këtij edicioni. Skuadra gjermane Hanover është shumë e interesuar për të transferuar reprezentuesin shqiptar, kanë njoftuar të martën mediat në Gjermani. Gjithnjë sipas mediave gjermane e italiane skuadra e Empolit është e gatshme të shes shqiptarin për një shumë prej 4 milionë euro. Hysaj është ndër lojtarët më të dalluar tek skuadra e Empolit. Ai është pjesë e kombëtares shqiptare nga viti 2013 dhe që nga atëherë ka realizuar 11 paraqitje. Adriatik BALLA