BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Enrike: Nuk ka çështje “Mesi”, ai e do Barcelonën

Enrike: Nuk ka çështje “Mesi”, ai e do Barcelonën
Do të iklë apo nuk do të ikë Lionel Mesi nga Barcelona në fund të këtij sezoni? Kjo është çështja që shtrohet në mediat sportive spanjolle përditë, që nga momenti kur ylli argjentinas deklaroi disa ditë më parë se ai nuk e përjashtonte mundësinë që në të ardhmen të luante dhe në një klub tjetër. Pikërisht këto fjalë u interpretuan në mënyra të ndryshme dhe natyrisht sollën debat të gjerë jo vetëm në Europë, por deri dhe në Azinë e largët. Qëndrimi i Mesit, “as mish e as peshk”, ka bërë që interpretimet të jenë sipas dëshirave dhe kjo ka krijuar panik në radhët e Barcelonës, por edhe një abuzim më të madh nga ana e mediave, e cila ka nxituar të gjejë klubet e ardhshme që mund të jenë destinacion primar për “pleshtin”.
 
Mançester Siti, Çelsi, Inter dhe Paris Saint Germain shihen si klubet që kanë më shumë premisa, nisur nga fakti se këto klube drejtohen nga miliarderët e naftës e të gazit, apo dhe miliarderët e pakufi. Fakti që Mesi ka lënë të hapur opsionin e largimit u ka dhënë shtysë shumë mediave të hamendësojnë se shkëputja e tij prej Barcelonës do të vijë pikërisht në fund të këtij sezoni e për këtë janë gjetur dhe shkaktarët, që sipas gazetar3ëve spanjollë janë të brendshëm në klubin katalanas. Vetë Mesi ka reshtur së foluri sërish për këtë temë, por teknikët që e kanë drejtuar atë kanë dalë në versionin e tyre, që ai vështirë se do të mund të shkëputet ndonjëherë nga Barcelona, për shkak të lidhjes së fortë sentimentale me klubin “blaugrana”. 
 
Enrike qetëson tifozët: Mesi nuk ikën
 
Barcelona këtë të shtunë do të ketë një takim delikat në La Liga pasi do të presë në “Camp Nou”, Seviljen e Unay Emery që në 11 javë kampionat ka grumbulluar vetëm 2 pikë më pak se katalanasit. Por edhe pse përballë do të ketë një kundërshtar aspak të lehtë, trajneri i blaugranave Luis Enrike në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje fillimisht foli për Lionel Mesin, i cili së fundmi ka krijuar jo pak konfuzion me deklaratat e tij se një ditë edhe mund të largohet nga Barcelona. “Unë gjithmonë e kam dëgjuar Mesin të shprehet se është shumë i kënaqur te Barcelona dhe unë i besoj asaj që ai thotë.
 
Deklaratat që janë shfaqur së fundmi në media të dala nga goja e Mesit nuk më interesojnë. Unë nuk kam folur me Leon përsa i përket atyre që ai ka thënë. Ai ndihet shumë mirë këtu dhe për mendimin tim nuk ka asnjë çështje Mesi”, tha Enrike. Në vijim trajneri foli edhe për kundërshtarin e radhës në La Liga, Seviljen. “Sevilja është një ekip që ushtron presion dhe të krijon probleme edhe në fushën tënde. Mendoj se mund të hasim vështirësi në minutat e para të ndeshjes përballë tyre. Ata janë një skuadër shumë e rrezikshme në goditjet standarde. Unay Emery është një trajner i aftë dhe besoj se do të na i bëjë gjërat të vështira, kështu që nëse duam të arrimë te fitorja duhet të japim maksimumin”, shtoi Enrike. Në fund trajneri i Barcelonës theksoi se mesfushori Andres Iniesta është riaftësuar nga dëmtimi që e mbajti disa javë jashtë fushave edhe pse sipas Enrikes futbollisti spanjoll nuk i ka ende 90 minutat në këmbë.
 
Adriatik BALLA