BREAKING NEWS
SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
x
BREAKING NEWS
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
x
BREAKING NEWS
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
x
BREAKING NEWS
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
x
BREAKING NEWS
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
x
BREAKING NEWS
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
x
BREAKING NEWS
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
x
BREAKING NEWS
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
x
Etrit Berisha: Kam besim të madh se vendimi i UEFA do të ndryshojë për të mirën tonë
Shkruar nga SOT.COM.AL 31 Tetor 2014
Kuqezinjtë vijojnë të komentojnë ngjarjen e Beogradit të 14 tetorit, kur u mësynë në fushë nga huliganë serbë, një ngjarje që bëri bujë ndërkombëtare. Portieri i Kombëtares tonë kuqezi, Etrit Berisha, shkonte për herë të parë në Beograd. Djali nga Prishtina që mbron portën e Kombëtares shqiptare, ka qenë vetëm 9 vjeç kur në Kosovë luftohej, ndërsa në kryeqytetin serb nuk kishte shkuar kurrë para 14 tetorit. "Ishte një ndjenjë jashtëzakonisht e vështirë. Unë kam përjetuar pak a shumë edhe luftën në Kosovë. Dhe kur na erdh mundësia për të shkuar në Beograd, aty mendova: “ok”, këtë radhë do të jetë më mirë.
Nuk do ketë më problem si ka pas më herët. Çdo gjë do të mund të shkonte në rregull. Mirëpo sapo i pashë ata polic, tifozët, atmosferën një ndjenjë e çuditshme më erdhi", ka thënë Berisha për "DITA të Tiranës. Sipas tij, droni ishte vetëm një pretekst, pasi tifozët do të futeshin në fushë gjithsesi. "Mënyra sesi u sollën tifozët… Ngjarja ishte rrënqethëse… Ishim duke luajtur futboll dhe nuk ishim në ndonjë luftë aty. Për mua ishte një emocion i keq! Isha i bindur që edhe sikur t’ju bënim një gol të vetëm atyre, të gjithë tifozët do kishin zbritur në fushë", vijon portieri i Lacios. Vendimi i UEFA-s është "qesharak" për Etritin dhe përsërit disa herë gjatë intervistës që kjo do ndryshojë. "Ishte një vendim qesharak. E di që ky vendim do të ndryshojë.. Ne që nuk bëmë asgjë që të humbet ndeshja nga ana jonë, është diçka absurde. Normalisht në gjykatën e apelit do të zgjidhet gjithçka… Unë e kam një bindje të plotë që nuk do të përfundojë me kaq. E di. E kam këtë bindje", beson Etriti. Përsa i përket familjes, Shqipërisë, Kosovës dhe bashkimit kombëtar portieri i Shqipërisë Etrit Berisha shprehet se këto janë gjithçka për të. "Ata janë për mua gjithçka. Çdo ditë flas me ta dhe këshillohem. Shqipëria dhe Kosova janë gjithçka për ne. E shohim si një gjë të madhe bashkimin e trojeve shqiptare. Dhe ndoshta pas kësaj ndeshje pavarësisht pasojave dhe minuseve që morëm nga UEFA, kemi fituar shumë. Kudo flitet për Kombëtaren. Ne që jemi rritur në Kosovë sidomos, kemi luftuar gjithmonë që ta prezantojmë Shqipërinë sa më denjë", ka thënë Etrit Berisha, numri një i portës kuqezi dhe një nga pikat e forta të skuadrës së Xhani de Biazit.
Në tre ndeshjet e fundit me Kombëtaren ka pësuar vetëm një gol dhe ka mbrojtur portën me dhjetëra herë nga gola pothuajse të sigurt. Vetë de Biazi pranon se Berisha është nga pikat kryesore të ekipit të tij.