BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Flamurtari eliminohet, lëshon ndeshjen në minutat e fundit

Flamurtari eliminohet, lëshon ndeshjen në minutat e fundit
Asnjë skuadër shqiptare nuk mundi të kalojë në turin e tretë të kompeticioneve europiane dhe mbrëmë u eliminuan edhe dy skuadrat e tjera që kishin mbetur në garë. Laçi u eliminua nga Zoria Luhansk, ndërsa shpresa e vetme nga ekipet tona, Flamurtari, nuk ia doli të përmby7së disavantazhin prej dy golash që pati nga ndeshja e parë me Petreolul Ploiesti të Rumanisë e për pasojë u eliminua nga Europa League. Madje u eliminua në mënyrë të turpshme, pasi mbrëmë humbi në Vlorë me shifrat 3-1 e me rezultat të përgjithshëm në të dy ndeshjet 5-1. Humbja erdhi në minutat e fundit, pasi deri në minutën e 84-t takimi ishte i mbërthyer në shifrat 1-1. Por në pesë minutat e fundit, njëlloj si në takimin e parë të luajtur në Rumani, Flamurtari pëson dy gola dhe thyhet me lehtësi, duke mos pasur asnjë shans për më tej. Por kjo ndeshje mund të mbartë dhe hije dyshimi për ato pesë minuta të fundit, po të mendohet lehtësia e pësimit të golave. Sidoqoftë, rumunët e merituan fitoren dhe kalimin për më tek, pasi ishin skuadër më e organizuar, më cilësore dhe natyrisht më efikase.
 
Ndeshja
 
Pjesa e parë ishte dukshëm më e mirë për Flamurtarin, i cili, edhe pse me dy mungesa të rëndësishme në formacionin bazë si pasojë e dëmtimeve të Abilaliajt dhe Veliut, mundi të gjejë kurajë për të sulmuar e për të shpresuar në përmbysjen e shifrave të takimit të parë. Në minutën e 37-të vjen dhe momenti i shpërthimit të tifozëve, të cilët panë që gjërat shkonin në drejtimin e duhur, pasi Nijaz Lena shënoi golin e vetëm për Flamurtarin në këtë takim. Goli i parë u dha eufori vlonjatëve të cilët u lëshuan përpara për të përmbysur shifrat e ndeshjes së parë, por gabuan, pasi dy minuta më pas, Petrolul Ploiesti arriti të barazojë shifrat në 1-1 falë një kundërsulmi të shpejtë dhe efikas, ku autor i golit ishte Felipe Tekseira. Pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra, ndërsa në pjesën e dytë u pa një lojë më e balancuar dhe realisht një skuadër rumune më e kthjelltë në veprimet taktike, e cila u tregua më e rrezikshme në fazën kundërsulmuese. Flamurtari i luajti të gjitha kartat në dispozicion, por pa mundur të bëjë diferencë dhe të realizojë gol tjetër. Rumunët e panë se kundërshtari nuk kishte forcë dhe menduan për sulmin e tyre. Duke qenë të palodhur nga ndeshja në pjesën dërrmuese të kohës si pasojë e qëndrimit në mbrojtje, ata futën në fushë sulmues që freskuan repartin ofensiv. Për pasojë Petrolul arriti të shënojë në minutën e 84-t golin e dytë me po të njëjtin autor sikurse i pari, Felipe Tekseira. Ky gol ishte i nokautit dhe shoi praktikisht çdo shpresë të Flamurtarit për ndonjë mrekulli të mundshme. Por rumunët nuk do të ndaleshin me kaq, pasi në minutën e dytë shtesë do të shënonin golin e tretë me anë të Njongo Prizos. Një fitore e merituar e tyre që arrijnë të shkojnë në turin e tretë paraeliminator të Europa League, kurse Flamurtari duhet të gëzohet me faktin ë arriti të kalojë një raund në këtë edicion të Ligës europiane. Por humbja e djeshme, për mënyrën se si erdhi dhe shthurja e minutave të fundit, kanë lënë një shije të hidhur. Adriatik BALLA