BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Guardiola: Bajerni i vitit 2015 do të jetë një superskuadër

Guardiola: Bajerni i vitit 2015 do të jetë një superskuadër
Bajerni i Munihut po zhvillon një sezon fantastik dhe kjo duket më së pari në rezultatet befasuese që skuadra e drejtuar nga trajneri Peb Guardiola ka marrë gjatë kësaj faze të parë në Bundesligën gjermane. Bajerni ka dominuar dukshëm në të gjitha javët, duke qenë jo vetëm kampion dimri, por për të shkuar më tej e për të thënë se është i vetmi favorit për të marrë trofeun e titullit kampion. Skuadra bavareze ndodhet e shkëputur me pikë në renditje dhe rivalët e saj duken të pafuqishëm për ta konkurruar. Por Bajerni nuk ka ambicie vetëm për titullin në Bundesligë. Ai dëshiron të fitojë medoemos edhe titullin europian të Champions League e për këtë strukturat e klubit janë duke bërë të gjitha lëvizjet për të pasur një skuadër sa më cilësore. Kanë mbetur në garë 16 ekipet më të forta dhe Bajerni, së bashku me Realin, Barcelonën dhe Çelsin shihen favorit për ta fituar këtë trofe. Megjithatë, gjermanët nuk duan që t’i lënë asgjë rastësisë, ata po shohin ecurinë e rivalëve të tyre, lëvizjet në merkato dhe formën e lojtarëve për të marrë masat e duhura që çdo gjë të shkojë mirë e sipas parashikimeve, në mënyrë që Bajerni i vitit 2015të jetë një superfuqi europiane. Këtë shpreson e beson dhe trajneri Peb Guardiola, i cili, duke folur me fjalët superiore për ekipin e tij, konfirmoi e në vitin 2015 Bajerni do të jetë një superskuadër.
 
Trajneri
 
Trajneri i Bajernit të Munihut Pep Guardiola dëshiron që skuadra e tij të përmirësohet akoma edhe më shumë gjatë vitit 2015, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të synojë fitimin e të gjithë trofeve të mundshëm në kompeticionet ku merr pjesë gjatë këtij sezoni. Kampionët e Gjermanisë kanë krijuar një avantazh të frikshëm ndaj të gjithë rivalëve në Bundesligë pasi kur kanë kaluar vetëm 16 javë kampionat kryesojnë me 11 pikë më tepër se Volfsburgu i vendit të dytë. Por pavarësisht këtij avantazhi shumë të madh dhe kualifikimit për në raundin e 1/8 të Champions League si kokë grupi, Guardiola nuk kënaqet asnjëherë dhe kërkon gjithnjë e më shumë nga Bajerni i tij. “Dëshira ime për vitin 2015 është që ne si skuadër të luajmë akoma më mirë. Si një klub i madh që jemi unë mendoj se te Bajerni gjithmonë ka vend për përmirësim. Ne duhet të preokupohemi edhe për gjërat më të vogla pasi detaje të tilla e bëjnë një skuadër edhe më fortë se sa është. Detajet janë ato që bëjnë diferencën edhe në një kompeticion madhor si UEFA Champions League, nëse nuk përkujdesesh edhe për gjënë më të vogël nuk mund të fitosh në Europë, pasi një gabim i vetëm të nxjerr jashtë Championsit", tha Guardiola. Bajerni i cili nuk njeh humbje në Bundesligë pas 16 javëve kampionat do të përballet këtë të Premte në transfertë me skuadrën Mainz për të vijuar ecurinë pozitive. Sfida mes këtyre dy ekipeve e cila do të jetë edhe fundit për bavarezët në këtë vit. Adriatik BALLA