BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Hidhet shorti në Champions, Real-Liverpul dueli më i fortë

Hidhet shorti në Champions, Real-Liverpul dueli më i fortë
Shorti i UEFA Champions League u hodh dje pasdite në Monako, duke dhuruar surpriza të mëdha që në fazën e grupeve. Natyrisht që do të ketë përplasje interesante, teksa ka klube që u ka buzëqeshur fati siç ndodhi me Benfikën që shpreson të kalojë pa probleme grupi. Padyshim grupi më i vështirë dhe me më shumë bujë është grupi E, ku bëjnë pjesë Bajerni i Munihut, Mançester Siti dhe Roma. Në grupin A, Juventusi gjeti Atletikon e Madridit, Malmo dhe Olimpiakosin. Në grupin B, Reali i Madridit, kampion në fuqi i Champions League, do të ketë në grup Liverpulin, Bazelin dhe Ludogoretsin. Çelsi u duk me më shumë fat, teksa do të përballet me Shalken, Sportingun e Lisbonës si dhe Mariborin e Sllovenisë. Edhe grupi D paraqitet si grup i ferrit, ku Arsenali do të përballet me Borusian e Dortmundit, Gallatasarain dhe Anderlehtin. Në grupin F ka gjithashtu përplasje interesante, ku Barcelona do të ketë përballë Ajaksin, Apoelin dhe Paris Saint Germain të Francës.
 
Situata
 
Liga e Kampioneve ka mësuar emrat e skuadrave për këtë sezon, pas ndeshjeve të dy ditëve më parë kur ndodhi dhe kualifikimi i skuadrave nga faza e “play-of”-it. Tashmë nuk ka surpriza dhe 32 skuadrat më të mira europiane të sezonit do të luajnë në katër grupe për të nxjerrë 16 më të mirat e tyre që do të vijojnë në muajin mars të vitit të ardhshëm me eliminimin direkt në atë që njihet si 1/8 e finaleve. Skuadrat u grumbulluan në katër vazo, secila sipas peshës që mbajnë klubet. Natyrisht që në vazon e parë ishin ekipet që janë renditur më mirë edicionet e shkuara dhe këtu ndodhen skuadrat më të forta të kontinentit, ndërsa në vazën e katërt ndodhshin ekipet që kanë mundur të kualifikohen nga faza e “play-off”-it e që nuk kanë shanse maksimale për të kaluar edhe fazën e grupeve. Gjithsesi, objektivat e skuadrave në këtë fazë janë për më të mirën, pra për kalimin e grupit dhe hyrjen në fazën finale të eliminimeve direkte. Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të katër grupeve, tashmë ekipet do të kenë mundësinë të trajtojnë sipas rastit objektivat e tyre. Në tërësi, drejtuesit e Bajernit e cilësuan shortin aspak të mirë, e po kështu dhe ata të Sitit, ndërsa Juventusit nuk i pëlqeu kurrsesi Atletiko e Madridit, skuadra më në formë e momentit në Europë.
 
Grupet e Ligës së Kampioneve
 
Grupi A: Atletiko Madrid, Juventus, Olimpiakos, Malmo
Grupi B: Real Madrid, FC Bazel, Liverpul, Ludogorets
Grupi C: Benfika, Zenit St Petersburg, Bayer Leverkusen, Monako
Grupi D: Arsenal, Borusia Dortmund, Gallatasarai, Anderleht
Grupi E: Bajerni i Munihut, Mançester Siti, CSKA Moskë, Roma
Grupi F: Barcelona, Paris St Germain, Ajaks, APOEL
Grupi G: Çelsi, Shalke, Sporting Lisbon, Maribor
Grupi H: FC Porto, Shakhtar Donetsk, Athletik Bilbao, BATE Borisov. Adriatik BALLA