BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Hysaj mund të largohet nga Napoli, vë kusht titullin kampion

Hysaj mund të largohet nga Napoli, vë kusht titullin kampion

Mbrojtësi i skuadrës kombëtare, Elseid Hysaj, ka marrë interesim nga klube të mëdha të kontinentit, duke përfshirë klube elitare në Angli, Gjermani e Spanjë, por edhe brenda Italisë nga Juventusi. Natyrisht, në verën e ardhshme Hysaj mund të marrë një vendim për ta braktisur Napolin, por më parë mbrojtësi i përfaqësueses tonë dëshiron të fitojë një titull kampion me napolitanët. Ka prej tre sezonesh që luan në nivel të lartë, duke luajtur minuta maksimale me skuadrën që udhëheq “Skudeton” në Itali. Hysaj ka kaluar 100 ndeshje me Napolin në Serie A dhe është një ndër lojtarët më stabël të formacionit. Ai ka besimin absolut të trajnerit Mauricio Sarri dhe ka qenë vazhdimisht një zgjedhje ideale për krahun e djathtë të mbrojtjes. Por Hysaj po përdoret së fundmi edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, për shkak se Napoli ka mungesa dhe shqiptarit i është kërkuar të mbajë me forcë këtë detyrë, gjë që nuk është në rolin e tij natyral, por shkodrani Hysaj ka shkëlqyer edhe këtu. Me vështirësi, por ia ka dalë he për këtë ka marrë vlerësimin maksimal të stafit teknik të skuadrës de medias sportive italiane. Por pyetja shtrohet: a do të qëndrojë Hysaj edhe më tej me Napolin, apo do të vendosë të largohet në merkaton e verës për një klub të madh europian. Menaxheri i tij Mario Xhiufredi është shprehur se do t’i shqyrtojnë të gjitha mundësitë dhe ofertat që do të vijnë deri në verë, por nuk do të nxitohen për të marrë një vendim që nuk do të lejonte lojtarin të luante në nivele të larta. Pra, nëse Hysaj vendos të largohet do ta bëjë këtë për një klub të madh dhe ku të ketë mundësi aktivizimi, në të kundërt nuk do të marrë aventura dhe do të qëndrojë me Napolin. Elseid Hysaj në një intervistë për mediat italiane ka folur për objektivat e klubit si dhe dëshirën e madhe për të fituar titullin kampion. Mbrojtësi që po luan sezonin e tretë me skuadrën e drejtuar nga Mauricio Sarri shpreson të bëjë realitet këtë dëshirë të parealizuar prej vitesh për tifozët e Napolit. Elseid Hysaj, ka folur për mikrofonët e radio “Kiss Kiss Napoli”: “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë mund të ndodhë në qytetin e Napolit nëse ne fitojmë titullin kampion. Misioni kryesor është të bëjmë të lumtur tifozët e mrekullueshëm, që nuk festojnë prej kohësh.”Hysaj ka folur edhe për Champions League dhe për momentin e formës që po kalon: “Personalisht ndihem shumë mirë dhe uroj që sa më shpejt të shënoj golin tim të parë me Napolin”, shprehet Hysaj. Të gjitha këto tregojnë që mbrojtësi kuqezi është rritur mjaftueshëm për të qenë një lojtar i kalibrit më të lartë dhe mund të luajë titullar në çdo skuadër elitare europiane. Pista angleze mund ta tundojë Hysajn, sidomos klubet si Çelsi, Mançester Junajtid apo Arsenali, por ai nuk do të ndërmarrë ndonjë hap që mund të verë në diskutim arritjet e tij të deritanishme, prandaj po i shqyrton mundësitë me kujdes. Fakt është se Hysaj i ka vendosur Napolit kushte dhe kushti është titulli kampion. Shqiptari do titull dhe nëse Napoli e realizon, atëherë kjo është diçka mjaft pozitive për karrierën e tij jo vetëm në Serie A italiane.

Kombëtarja

Sa i takon skuadrës kombëtare, Hysaj është titullar i padiskutuar dhe një lider i mbrojtjes. Së bashku me Mavrajn përbëjnë dyshen më të mirë e më të shtrenjtë të skuadrës tonë përfaqësuese. Janë dhe lojtarë me eksperiencë dhe përfaqësuesja ka fituar mjaft në këtë drejtim. Hysaj cilësohet lojtar i nivelit të lartë dhe që kur është futur për herë të parë nga de Biazi në Kombëtare nuk është vënë në diskutim ftesa për të. Ai është lojtari më i kuotuar dhe me siguri që do të ketë një karrierë të gjatë në përfaqësuese. Praktikisht, Hysajt i mungon vetëm një gol me ekipin kombëtar, i cili shpresohet të vijë në eliminatoret e ardhshme. Vetë trajneri Kristian Panuçi është shprehur se i vetmi lojtar që nuk e diskuton ftesën në Kombëtares është Elseid Hysaj dhe e thënë në këtë formë tregon qartë peshën dhe rolin që ka Hysaj në Kombëtaren kuqezi.

Adriatik BALLA