BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Josa: Skënderbeu do të dijë të korrigjohet

Josa: Skënderbeu do të dijë të korrigjohet
Kategoria Superiore dhuroi emocione të forta fundjavën e kaluar, jo vetëm për derbin që u ndoq nga pika të ndryshme në natyrë nga tifozët respektive si pasojë e ndëshkimit të Tiranës nga FSHF, por edhe për faktin e kryesimi në klasifikim i Superligës nga pesë skuadra po ngjall shumë interesim. rivaliteti është i fortë dhe nga ekipet pritet më shumë me kalimin e javëve. Disfata e mbi të gjitha paraqitja zhgënjyese me Teutën është përjetuar keq në kampin korçar. Për një skuadër që ka dominuar këto 4 vitet e fundit pesha e gabimeve të tilla amplifikohet akoma edhe më tepër.
 
Por Skënderbeu ka dhe karakterin e trajnerit Mirel Josa, një nga ata që nuk fshihen në momentet e vështira. Eksperienca 10 vjeçare e teknikut kryeqytetas në drejtimin e disa prej stolave më të rëndësishëm në Shqipëri i ka mësuar se si kalohen situata të tilla. Josa pranon problemet por ka gati kurën për Skënderbeun. “gjithmonë kur ka një dështim për trajnerin situata nuk është e mire, e po ashtu edhe për të gjithë komponentët e skuadrës. Duhet të jemi të fortë për të reaguar por njëkohësisht duke mos dale nga shinat për të mos lejuar që dëmi të thellohet. Jemi një skuadër që nuk është mësuar të humbasë dhe duhet të përgjigjemi në fushën e blertë, por duhet pasur parasysh se kemi patur edhe herë të tjera situata të vështira, dhe kemi ditur t’i kalojmë ato”, u shpreh trajneri i ekipit të Skënderbeut. Josa nuk pranon ta konsiderojë atë që ndodhi thjesht një aksident gjatë rrugës, pasi për të e rëndësishme është të eliminojë problemet e shfaqura, duke menaxhuar situatën në mënyrën e duhur, e padyshim duke i dhënë besim futbollistëve që ka në dispozicion, prej të cilëve pritet një përgjigje. “përgjigjen mua këta futbollistë ma kanë dhënë në sezonet që kemi kaluar bashkë dhe unë besoj te ta. Duhet të përpiqemi të minimizojmë problemet por në mënyrën e duhur pasi ka raste që kur kërkon të bësh diçka të tillë atëherë hap probleme ne aspekte te tjera”, shtoi tekniku i skuadrës korçare. Ndeshja e radhës në superiore është transferta me Tiranën, një sfidë që e përball Josën si një njeri i shtëpisë bardheblu ku ka fituar si lojtar e trajner, por në këtë moment, për trajnerin e Skënderbeut nuk ka vend për nostalgji, pasi detyra e tij është të rikthejë Skënderbeun. “ndeshja me Tiranën është kyçe. Kanë një pikë më shumë se në klasifikim, do të bëjmë gjithçka për të reaguar në atë takim. Për sa i përket së kaluarës time te Tirana, unë e respektoj atë klub ku kam luajtur dhe kam drejtuar si trajner, por sot jam trajner i Skënderbeut dhe më duhet të punoj për të bërë më të mirën me skuadër”, tha Josa.
 
Para përballjes me kryeqytetasit Skënderbeun e pret transferta me Himarën në kupën e Shqipërisë. Josa e pranon se përballë skuadrës së kategorisë së dytë do të bëjë rotacion duke ju dhënë hapësirë lojtarëve që janë aktivizuar më pak apo kanë pretendime për një vend titullar në formacion, por duke theksuar se ndeshja ndaj Himarës do të vlerësohet maksimalisht.