BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kaos te Partizani, Sampaio: Mazrekaj mashtrues, bën sikur e do Partizanin

Kaos te Partizani, Sampaio: Mazrekaj mashtrues, bën sikur e do Partizanin
Partizani po kalonte një moment të mirë në këtë fazë të tretë, duke rritur objektivat për fitore dhe duke shpresuar në një vend të dytë në garë, në mënyrë që të sigurojë pjesëmarrjen në Europa League. Edhe vendi i tretë të çon në Europa League, prandaj të kuqtë këmbëngulin fort për maksimumin e rezultateve të tyre në këtë periudhë. Por siç ndodh shpesh në futbollin tonë e me klubet tona, del dikush që i bën gjërat të shkojnë keq. Kështu, Mentor Mazrekaj është përjashtuar nga ekipi për shkak të problemeve me drejtuesit, ndërkohë që në rrjetin “facebook” ai ka shkruar se te Partizani trajneri është një kukull, jo profesionist dhe se atë e kishin marrë në qafë. Por trajneri doli dje para gazetarëve, jo për të dhënë përgjigje, por vetëm për të lexuar një deklaratë, ku e quan kosovarin një mashtrues.
 
Deklarata 
 
“Dua të bëj një deklaratë zyrtare për çështjen “Mazrekaj” dhe nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetjeje rreth kësaj çështjeje. Mazrekaj ka shkruajtur një status në Facebook ku hedh poshtë profesionalizmin e stafit teknik dhe atij mjekësor. Për këtë arsye kërkojmë të sqarojmë situatën e deritanishme. Në këtë klub kemi aplikuar një rregullore për lojtarët, të cilën e kemi bërë publike dhe që zbatohet nga të gjithë. Në të citohet se kush nuk e zbaton atë rregullore, do të marrë masën ndëshkimore pasi i komunikohet kjo shkelje Drejtorit të përgjithshëm Eduard Prodani. Në të gjithë botën lojtarët e dëmtuar dalin në stërvitje edhe ditën e pushimit të skuadrës, pasi vijon fazën riaftësuese për të qenë gati për ekipin. Kam sjellë këtu të gjithë stafin teknik dhe atë mjekësor, në mënyrë që të vërtetohen ato që them. Përpara se të vija tek Partizani më rezulton se Mazrekaj kishte probleme disiplinore. Më 8 janar erdha këtu dhe më pas u nisa me ekipin në Antalia. Kur arrita atje pashë që vetëm një futbollist nuk hante mëngjesin me skuadrën dhe ky ishte Mentor Mazrekaj. Trajneri i atëhershëm Hasan Lika e ka paralajmëruar disa herë. Kur u kthyem ai përfundoi në faqen e parë të shtypit për arsye disiplinore pas miqësores me Dinamon. Unë nuk isha trajner por ai refuzoi të luante, të qëndronte në stol dhe të vishte uniformën e skuadrës. Më pas debatoi edhe me zëvendëstrajnerin Dalipi. Kur mora drejtimin e skuadrës, Mazrekaj ishte futbollisti i parë me të cilin fola. i thashë se nëse do të ishte i disiplinuar do të kishte mundësi të shkonte në një skuadër dhe kampionat më të fortë. Më 13 shkurt Mazrekaj mbërriti me vonesë në stërvitje ndërsa disa ditë më vonë nuk u duk fare. Informova zotin Prodani dhe ai më këshilloi të lajmëronim presidentin për të vendosur hapat që do të ndiqnim. Më 26 shkurt të gjithë futbollistët u këshilluan të mos largoheshin nga Tirana pasi kishim stërvitje një ditë më pas. Mazrekaj nuk u bind dhe shkoi në Kosovë. Pak ditë më vonë disa futbollistë shfaqën probleme dhe Mazrekaj ishte njëri nga ata. Doktori e thirri të bënte ekzaminimet por ai nuk pranoi. Më 22 mars pas derbit i dhashë të gjithë skuadrës 2 ditë pushim. Mazrekaj shkoi në Kosovë dhe nuk i komunikoi për ndonjë dëmtim doktorëve, por më pas erdhi të enjten dhe tha që jam i dëmtuar. Lajmërova të gjithë futbollistët që nuk do të toleroj më këto lloj situatash. Kush është i dëmtuar duhet të lajmërojë stafin mjekësor dhe të dalë në stërvitje. Pas ndeshjes ndaj Besës i dhashë sërish pushim ekipit, Mazrekaj shkoi në Kosovë dhe kur u kthye erdhi i veshur si turist duke vendosur mos të stërvitej pasi ishte i dëmtuar.
 
Përpara të gjithë skuadrës i thashë që je jashtë ekipit për ndeshjen me Teutën dhe se do të marrë trajtimin mjekësor të nevojshëm. Prej 9 ditësh nuk e kam parë Mazrekajn. Të hënën u shfaq në stërvitje ku u ul në stol dhe nuk më përshëndeti fare. Nuk është e vërtetë që i kam thënë të shkojë tek ekipi i dytë, ai gënjen. Pas ndeshjes me Besën asnjë nuk ka kaluar tek Partizani B, dhe për këtë arsye ai gënjen. Për të mbyllur dua të them se të shtunën kur do të luanim ndaj Teutës urdhërova që lojtarët e pa grumbulluar të stërviteshin por ai nuk ishte. Doktori është këtu për t’iu treguar se ekzaminimet e kryera nuk shfaqin dëmtim të Mazrekaj. Ai gënjen teksa akuzon stafin dhe ekipin për mungesë profesionalizmi. Tifozëve u them se unë mund të mos jem trajner i mirë, por nuk jam gënjeshtar dhe kjo është e vërteta”. Më pas fjalën e mori doktori i skuadrës, Dhimosten Gjini, i cili konfirmon se Mazrekaj është ekzaminuar sa herë që ka pranuar, dhe nuk rezulton asnjë problem për të. “Mentori është trajtuar si të gjithë futbollistët. Ai ka bërë ekzaminimet e nevojshme dhe nuk ka dëmtime të tij. Ai ka refuzuar në fillim të ekzaminohet për në fund ato kanë rezultuar pozitive dhe ai nuk kishte dëmtim. Pretendimet e tij nuk konfirmohen nga ekzaminimet e kryera”, tha Gjini. Duket artë se situata në kampin e kuq është në kaos dhe ka probleme midis trajnerit dhe lojtarëve, një fakt ky i pamohueshëm. Adriatik BALLA