BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kristiano Ronaldo, “Topi i Artë 2014”

Kristiano Ronaldo, “Topi i Artë 2014”
Mbrëmja e djeshme në Zyrih ka qenë tejet e veçantë për futbollin botëror, pasi u ndanë çmimet e vitit 2014 për më të mirët në aspektin individual. Ajo që pritej nga të gjithë, për lojtarin më të mirë të vitit 2014 dhe fituesin e “Topit të Artë” si çmimi më i mirë i vitit për futbollistët, u fitua nga sulmuesi i Realit të Madridit dhe përfaqësuese së Portugalisë, Kristiano Ronaldo, i cili triumfoi përballë rivalëve të tij Lionel Mesi e Manuel Nojer.
 
Në mbrëmjen gala të çmimeve, ku ishin të pranishëm një numër i madh pers0onalitetesh të futbollit botëror, përfshi dhe zyrtarët më të lartë të FIFA-s dhe drejtuesit e revistës së njohur franceze “France Football”, çmimi i më të mirit të vitit për Ronaldon nuk u vu në diskutim dhe mbrëmja e kurorëzoi atë për herë të tretë në karrierë si fitues i “Topit të Artë”. Portugezi mori 38% të votave, kundrejt 16 % që kishin respektivisht Lionel Mesi e Manuel Nojer. Votimi ishte bërë që më parë dhe organizatorët vetëm sa lexuan vendimin. Për dhënien e çmimit te sulmuesi portugez u ftua në skenë ish-sulmuesi legjendar i Arsenalit dhe Francës, Tierri Henri, që vitin e kaluar hoqi dorë nga futbolli i luajtur duke “varur këpucët në gozhdë”.
 
Sa i takon Ronaldos, ai ka shprehur lumturinë e tij për këtë sukses, duke thënë se dëshiron të jetë një nga më të mirët e historisë së futbollit në të gjitha kohërat. “Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më votuan dhe të gjithë ju për mbështetjen dhe vlerësimin. Ka qenë një vit i pabesueshëm për mua në fushat e futbollit, një vit me shumë lumturi. Sinqerisht e them se unë dëshiroj të vazhdoj të luaj akoma më shumë për të shkuar edhe më larg. Bëj përpjekje të përmirësohem vazhdimisht dhe kam shpresë se ditë pas dite mund të rritem edhe më shumë. Dëshira ime e madhe është të bëhem një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Nuk e kam besuar se mund t’ia dal ta marr tri herë Topin e Artë”, por kur këmbëngul punon fort mund t’ia dalësh”, tha Ronaldo, fjala e të cilit u prit me duartrokitje. Mesi dhe Nojer morën pothuajse një vlerësim të barabartë, me një epërsi të lehtë të argjentinasit që zuri vendin e dytë, ndërsa portieri gjerman mori vendin e tretë si lojtari më i mirë i vitit 2014. 
 
Çmimet e tjera
 
Ndërkohë, në vlerësimet e tjera spikati çmimi i trajnerit më të mirë të vitit për teknikun gjerman kampion bote Joakim Lëv, që triumfoi përballë rivalëve të tij Karlo Ançeloti që fitoi Champions League dhe Diego Simeone që fitoi La Ligën dhe ishte finalist i Champions. Ndërsa për futbollin e femrave trajneri më i mirë u shpall Ralf Kallerman. Padyshim interesant ishte dhe çmimi “Pushkash” që jepet për golin më të bukur të vitit. Në garë ishin Van Persi e Hamez Rodriguez, por publiku kishte votuar si golin më të bukur atë që Rodriguez realizoi në Botëror në ndeshjen ndaj Uruguajit, një gol vërtet mbresëlënës. Vetë ai e quajti suksesin si një nder dhe që bën të lumtur çdo kolumbian. Futbollistja më e mirë e vitit 2014, u vlerësua kampionia e botës, gjermania Nadine Kesler, e cila mposhti pas shumë vitesh dominimi brazilianen Marter me një diferencë të ngushtë. Adriatik BALLA