BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Kroacia për rekord, finalistja e parë në një Botëror që nuk vjen nga top-20 e FIFA-s

Kroacia për rekord, finalistja e parë në një Botëror

Botërori i Rusisë na ka dhuruar emocione të forta dhe surpriza mjaft të këndshme. Edhe pse Kroacia ka një superskuadër, me lojtarë që luajnë në klubet më të mira të planetit dhe një futboll me shumë të ardhme, askujt nuk i shkonte ndër mend që përfaqësuesja kroate do të çante rrugën kaq fuqishëm për të ardhur deri në finale. Megjithatë, kroatët ia dolën, duke ua mbyllur gojën kritikëve falë lojës së tyre bindëse, të qëndrueshme dhe të fortë në të gjitha aspektet sportive dhe në mënyrë të merituar duke kapur finalen e madhe të Moskës ku do të diskutojë trofeun me kombëtaren e Francës. Por si ka ardhur Kroacia deri këtu, në një kohë që ajo as në renditjen e FIFA-s nuk ishte ndër skuadrat më të mira? Kroatët madje nuk ishin as në 20-shen më të mirë në botë. Përkushtimi, besimi në vetvete dhe natyrisht loja plot pasion e harmoni mes repartesh, si dhe një trajner me shpirt të madh e një komb që i mbështet nga pas. Me këto cilësi dhe rrethana, kroatët po tentojnë të sjellin në Zagreb trofeun e Kupës së Botës. Vetëm pak ditë më parë, kombëtarja kroate renditej në vendin e 20-të në botë. Kualifikimi për në finale, erdhi falë fitores 2-1 ndaj Anglisë, ndeshje e cila u mbyll pas 120 minutave lojë. Në fakt, kjo është hera e parë në histori që një skuadër në vendin e 20 arrin në finalen e një Kupe Bote. Asnjëherë më parë, një skuadër kaq poshtë në renditje, nuk e kishte bërë diçka të tillë. Skuadra që kishte renditjen më të keqe deri më tani, ka qenë Franca e vitit 1998 dhe renditej në vendin e 18. Interesant është fakti, se atë vit, Franca u shpall për herë të parë kampione e Botës dhe ndoshta, ka ardhur koha që historia të përsëritet, por me Kroacinë si kampione. Ndërkohë, kanë habitur në Kroaci, Anëtarët e Qeverisë së Kroacisë, të prirë nga kryeministri Andrej Plenkoviç, në mbledhjen e sotshme ishin me fanellat e përfaqësueses kroate, ngjyrë kuq e bardhë. Në Tuiter, faqen e Pallatit të Banit është publikuar: “Sot është mbledhje e veçantë e Qeverisë së Kroacisë. Të dielën jemi kampionë”. Duhet thënë se lojtarë si Rakitiç, Modriç dhe Mandzukiç kanë dhënë mendimet e tyre për gjysmëfinalen ndaj Anglisë, duke kujtuare se përfaqësuesja e tyre nuk është e rastësishme në finale dhe sipas tyre kishte qenë skepticizmi dhe nënvlerësimi i vetë anglezëve që kishin sjellë katastrofën e tyre. Kroacia ua kishte treguar vendin në fushën e lojës, megjithëse goli i fitores erdhi në minutën e 110-të të ndeshjes, pra në kohën shtesë. Kujtojmë dhe një herë që ekipi kroat mundi në gjysmëfinale Anglinë dhe kaloi në finalen e Botërorit 2018 me Francën, duel që do të zhvillohet të dielën më 15 korrik në stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Në këtë përballje do të ketë një luftë të fortë mes dy shkollash, asaj franceze dhe asaj ish-jugosllave me elementë modernë. Përballë vihen lojtarët më të mirë trë sezonit që lamë pas me klubet e tyre, ku Griezman është kampion në Europa League e Modriç kampion në Champions League. Edhe lojtarët e tjerë të të dyja skuadrave luajnë me klubet më të mira në Europë, me klubet elitë të kontinentit. Prandaj Kroacia nuk qëndron prapa Francës edhe në aspektin kualitativ./ Adriatik BALLA