BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Sport

Kukësi i kundërpërgjigjet Takajt: Ke bërë turne të dyshimtë, i trembesh suksesit tonë

Kukësi i kundërpërgjigjet Takajt: Ke bërë turne të
Akuzat e ndryshme për trukim që kanë përdorur dy ditët e fundit klubet e Superiores karshi njëri-tjetrit arritën kulmin pikërisht dje, ku Kukësi reagoi zyrtarisht pas deklaratave që mbajti dy ditë më parë presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj. Në qëndrimin e tij kubi i Kukësit jo vetëm mohon përfshirjen në ndonjë pazar të mundshëm dhe është i hapur për hetime, por akuzon Takaj dhe skuadrën e tij të Skënderbeut për lëvizje të dyshimta dhe rezultate ndeshjesh të dyshimta.
 
Deklarata
 
"Kukësi, ka mirëpritur një vendim të vonuar të Komisionit të Apelit pranë FSHF-së, që pezullon për katër muaj lojtarin, Peter Olayinka, lojtar me kontratë të rregullt që në nisje të sezonit më Kukësin, dhe i marrë vjedhurazi nga Skënderbeu në banesën e tij, por nga ana tjetër na habit mërzia që ka kapur z. Ardian Takaj, pas këtij vendimi. Ne kemi ruajtur qetësinë dhe kemi ndjekur hapat ligjorë për këtë problem, dhe të njëjtën rrugë do vijojmë deri në FIFA. Z. Takaj duhet të kërkojë ndjesë për marrjen forcërisht dhe në mënyrë të parregullt të këtij lojtari, dhe të mos zgjatet deri në Shkodër e të kapet fort pas akuzave që bën një person, i papërgjegjshëm dhe dashakeqës ndaj nesh, dhe ekipit të tij Vllaznia. Zoti Takaj me sa duket po e sheh se hegjemonia dhe diktatit, që ia ka venë prej katër vitesh mbi futbollin shqiptar, po shembet. Atë e shqetëson fakti se të tjerë ekipe me mund dhe djersë duan të arrijnë kreun. Ne nuk akuzojmë, por po sjellim në vëmendje disa fakte, që i janë servirur publikut në këto katër vitet e fundit. Opinioni sportiv dhe dashamirësit e futbollit e dinë mire, dhe janë të informuar nga mediat vendase dhe te huaja se Skënderbeu, sipas tyre, ka prishur çdo bukuri të futbollit shqiptar.
 
Nëse Takaj beson një person të vetmuar dhe dashakeqës në Shkodër, atëherë ne duhet të besojmë tek shumë të tjerë personalitete dhe organizma sportivë, që e kanë akuzuar Takajn për lojëra jo të rregullta, dhe se me shtysa politike, ai mundi të “grabisë” katër tituj dhe të fundosë ekipe me emër të futbollit shqiptar. Skënderbeu dhe z. Takaj edhe tani janë përmendura në shtypin europian, për një tur të dyshimtë jashtë vendit dhe nuk e akuzojmë ne, por ato që po e hetojnë për këto lojëra. Vende dhe organizma evropianë të futbollit këtë i dinë mirë dhe po e hetojnë. I kujtojmë z. Takaj, se Kukësi ka bërë atë që nuk e ka bërë askush në futbollin shqiptar. Vetëm loja e ndershme dhe me dinjitet e çoi Kukësin në turin e katër në Europa Ligë , dhe në përmbysje rezultatesh me ekipe të forta , dhe jo me eliminime të dyshimta dhe të përfolura. Për këto suksese dhe lojë të rregullt Kukësi ka marrë mirënjohje nga vetë UEFA dhe Presidenti i saj. Vlerësime maksimale kanë ardhur dhe nga shumë klube dhe personalitete europiane të futbollit, nga autoritet më të larta shtetërore shqiptare dhe nga mbarë shqiptarët, që janë krenuar me Kukësin. Z. Takaj hamendësimet e tij për aleanca të Kukësit dhe blerje mund t’i faktojë në organizmat sportivë dhe organet e drejtësisë. Ai s’ka asnjë bazë për ato që flet, por është i tronditur se po i tronditet perandoria e diktatit që ka ngritur. Takaj sheh fundin e kampionatit, që sivjet duket se nuk do jetë “pronë” e tij. Ai vazhdimisht ka lakuar Kukësin si rivalin direkt të Skënderbeut, dhe tani vetëm nga një vendim i Komisionit të Apelit , ka ndryshuar kurs. Në ndeshjen që ai citon kur një person hyri në fushë, askush nga stafi dhe lojtarët e Skënderbeut nuk e prekën, madje u duartrokitën.
 
Vetë z. Takaj ka pranuar se në fazën e parë ai fitoi me arbitra në Korçë, ndaj Kukësit. Presidenti i Korçës bën mirë që të shohë punët e Skënderbeut dhe të lërë të lirë futbollin shqiptar që ai të ecë në rrugën e pastër dhe të lojës së rregullt. Kujtesa është e hidhur, por ajo nuk harron. E sigurojmë z. Takaj dhe gjithë ata që mendojnë si ai  se në do vazhdojmë rrugën tonë pa hile, dredha dhe mashtrime. Kush ka zgjedhur rrugë tjetër, e mbarë i qoftë”, thuhet në qëndrimin e klubit të Kukësit", mbyllej deklarata e klubit të Kukësit. Adriatik BALLA