BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kuqezinjtë probleme në mbrojtje, Aliji dhe Ajeti nuk mund të luajnë

Kuqezinjtë probleme në mbrojtje, Aliji dhe Ajeti nuk mund të
Trajneri Xhani de Biazi vijon të befasojë me skemat e tij taktike, diktuar dhe nga mungesa e Mërgim Mavrajt, i cili, me të gjitha gjasat, nuk do të jetë në fushë në takimin ndaj Armenisë. Në mungesë të tij alternativat më të shëndetshme janë Arlind Ajeti dhe Naser Aliji, të cilët luajnë në kampionatin zviceran. Por gjërat duken të vështira, sepse me shumë gjasë Aliji dhe Ajeti mund të mos jenë regjistruar në kohë në UEFA. Ky lajm ka qarkulluar në rrugë jo zyrtare, por shihet si problem më vete.
 
Situata 
 
Euforia e krijuar në këto ditë në prag të ndeshjes së përfaqësueses sonë me Armeninë, duket se ka marrë një frenim të fortë. Problemi kryesor për De Biazin në këtë ndeshje duket të jetë reparti i mbrojtjes, i cili me shumë gjasa do të ketë të paktën një mungesë shumë të rëndësishme, atë të Mërgim Mavrajt. i ardhur me një dëmtim të lehtë, duket se gjërat janë përkeqësuar për mbrojtësin kuqezi në këto ditë grumbullimi në Durrës. Tashmë, veç hematomës në këmbë, ka pësuar edhe një tërheqje, për të cilat mjekët nën zë thonë se duhet normalisht 20 ditë qetësi, edhe pse po bëhet maksimumi për ta sjellë në gjendje për këto 90 minuta kaq të rëndësishme për eliminatoret e skuadrës sonë. Sikur të mos mjaftojë ky dëmtim i Mavrajt, edhe dy përforcimet Arlind Ajeti dhe Naser Aliji, deri më sot nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm për të veshur fanellën kuqezi për ndeshjen me Armeninë ditën e diel. Pavarësisht përgatitjes së pasaportave shqiptare në kohë rekord, sidomos për emrin e ri Naser Aliji, kjo nuk po mjafton.
 
Dokumentacioni që kërkohet nga FIFA për lejimin e këtyre dy lojtarëve është dërguar përpara dy ditësh, një kërkesë e detyrueshme duke qenë se të dy këta lojtarë kanë qenë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës U21. Me procedura normale është e pamundur që Ajeti dhe Aliji të jenë në dispozicion për ndeshjen me Armeninë, por shpresa e Federatës Shqiptare të Futbollit mbetet tek ndërhyrjet për një favor nga organi më i lartë i futbollit botëror. Në rast të kundërt, për De Biazin nuk do të ketë më gjumë. Me Mavrajn, i cili në 90% të mundësive nuk do të luajë, mungesa e Alijit, i cili gjithsesi është mbrojtës i krahut të majtë, Ajetit mbrojtës qendre dhe Curri i dëmtuar, pak zgjidhje mbeten. Në listën e De Biazit për këtë ndeshje ishin grumbulluar 7 mbrojtës, prej të cilëve për momentin 4 nuk janë të disponueshëm për arsye të ndryshme. E gjithë shpresa e trajnerit mbetet tek zgjidhjet e minutës së fundit. Leja e FIFA-s na shërben deri pak minuta përpara fillimit të ndeshjes, ashtu si edhe sinjali i mjekëve për Mavrajn, përndryshe, lista e të grumbulluarve mund të rishikohet.
 
Ndërkohë që De Biazi pret përgjigjen e FIFA-s për lojtarët e tij, duket se i është ndezur drita jeshile për të qenë edhe ai tashmë një shqiptar, të paktën me dokumente, pasi presidenti Nishani sot do t’ia dorëzojë nënshtetësinë e re italiano-shqiptarit Xhani de Biazi. Adriatik BALLA