BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Majlinda Kelmendi kampione bote, ngre flamurin e Kosovës në Rusi

Majlinda Kelmendi kampione bote, ngre flamurin e Kosovës në Rusi
Nuk kishte si të ndodhte më bukur. Majlinda Kelmendi është sërish aty, në majën e Botës. E mësuar me fitore por jo me emocionet, me lotët që i rrjedhin natyrshëm, me krahët e hapur si një fituese e vërtetë, pas një finaleje, ku u tregua e qetë dhe profesioniste si gjithmonë, deri në momentin që bëri të sajën fitoren ndaj rumunes Chitu. Më pas emocionet, një përqafim me trajnerin pas së cilit qëndron një përqafim më i madh ai i Kosovës por dhe Shqipërisë, të cilat Majlinda vazhdon t’i bëjë krenare, duke qenë sidomos për vendin e saj reklama më e mirë sportive. 11-0 ishte rezultati përfundimtar ndaj rumunes Chitu, të cilën e kishte mundur dhe dy herë të tjera këtë vit, por përtej suksesit në ndeshjen e fundit, Kelmendi bëri gjithashtu të heshtë Rusinë, teksa mundi kampionen vendase në raundin paraardhës (gjysmëfinale), Kuiziutinan, duke i treguar Botës se më e mirë mbi tapet është ajo. Majlinda Kelmendi është sërish në “Olimp” aty ku qëndron prej dy vitesh, si një prej përfaqësueseve më të mëdha të historisë së sportit kosovar e atij shqiptar. Këtë herë, pejania e lindur për të qenë kampione, ka mbrojtur me shumë sukses titullin e botës në xhudo deri në kategorinë deri në 52 kilogramë duke mposhtur në finale xhudisten rumune, Andrea Chitu. E ky titull bëhet edhe më i rëndësishme kur dihet që është fituar në tokën ruse, aty edhe ku u valëvit flamuri i Kosovës. Majlinda në finale u kualifikua duke mposhtur xhudisten ruse, Natalia Kuziutina, e cila përkundër mbështetjes të madhe të tifozëve vendas, nuk mundi të bëjë asgjë përballë kampiones tonë të padiskutueshme. Majlinda garoi zyrtarisht nën flamurin e Federatës Botërore të Xhudos (IJF), por nuk e pengoi që të shfaqte ndjenjat e saj kombëtare dhe në sallë ndodhej padyshim flamuri i Kosovës, si sfidë për vendin e madh që nuk lejon njohjen e pavarësisë së Kosovës në OKB dhe ka rreshtuar pas vetes shumë vende të tjera të botës që t’i bëjnë bllok. Por Kelmendi, edhe pse e vetme dhe thjesht një sportiste, e sfidon bukur dhe e mposht brenda në Rusi barrierën sllave antishqiptare.
 
Qëndrimet 
 
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi e ka përshëndetur suksesin e radhës të Majlinda Kelmendit. Pasi fitoi Medaljen e Artë në Kampionatin Botëror në Rusi, Thaçi e ka uruar xhudisten e famshme kosovare me një shkrim në Facebook. “Sot është një ditë kampionësh. Majlinda konfirmoi edhe në mes të Rusisë se është më e forta në botë dhe ylli ynë më i ndritshëm kosovar në sport. Urime Majlindës, trajnerit dhe gjithë ekipit kosovar. HTH”, ka shkruar kryeministri në Facebook. Edhe Memli Krasniqi e ka uruar Majlinda Kelmendi të cilën e quan model brilant për një sportiste. "s’ka fjalë që e përshkruan rrugëtimin e Majlinda Kelmendit në sport. Është modeli brilant i një sportisti që nuk e mposht asgjë. Majlinda është historia e jonë e re. Ajo do të jetë prijëse e Kosovës në rrugëtimin tonë për medaljen olimpike. Urime Majlindës, Dritonit dhe gjithë ekipit të Kosovës në xhudo. Nesër, në mbështetje të Nora Gjakovës" shkruan Memli Krasniqi në Facebook. Adriatik BALLA