BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Majlinda Kelmendi ngjitet në majën e Europës, medalje ari në Francë

Majlinda Kelmendi ngjitet në majën e Europës, medalje ari në
Majlinda Kelmendi pati një tjetër sukses dje në Kampionatin Europian të Xhudos që po zhvillohet në Montpelje të Francës. Kosovarja bëri një garë të shkëlqyer në të gjithë raundet duke arritur në finale ku u përball me rusen Kuziutina, një nga më të fortat në botë dhe duke e mundur atë me pikë e duke bërë të sajën medaljen e artë. Ky është suksesi i tretë radhazi pas medaljes së artë në Botërorin e Rios një vit më parë dhe medaljes së artë në turnen e Samsunit. Para se të mbërrinte në finale Kelmendi kaloi katër turne, të parin pa kundërshtar për shkak të pikëve. Mposhti në raundin e parë rumunen Aleksandra Florian me ipon, e po me ipon mundi dhe armenen Zhana Stankeviç, ndërsa në gjysmëfinale u përballe me një xhudiste shumë të fortë siç është ajo gjermane Kraeh.
 
Këtu Kelmendi fitoi me vështirësi me pikë, duke kaluar në finale me rusen Kuziutina, të cilën gjithashtu e mundi me pikë. Për Kosovën dhe shqiptarët në tërësi ky ishte një sukses fantastik. Edhe pse garoi nën flamurin e federatës botërore të xhudos, Kelmendi tregoi gjatë garës simbole të qarta të origjinës së saj shqiptare. Në garën finale rusja vinte si favorite, pasi kishte mundur të fitonte të gjitha duelet e saj me ipon, duke shfaqur madje garanci në forcën e saj dhe në suksesin e saj. Por përballë Kelmendit tonë Kuziutina nuk mundi të bëjë asgjë, përveçse duke shpresuar ta çojë ndeshjen deri në kohën finale e të përfitojë nga ndonjë gabim, i sportistes tonë.
 
Por Kelmendi, me eksperiencë tashmë nga garat ndërkombëtare dhe e motivuar nga trajneri i saj Driton Kuka, qoftë dhe duke pasur përballë një sportiste ruse, ia doli të komandojë në tapet e ta fitojë edhe moralisht ndeshjen, duke qenë më këmbëngulëse për fitore. Ky është një sukses i padiskutuar i sportistes shqiptare dhe trajnerit të saj, por edhe i sportit kosovar e atij shqiptar në tërësi. Duke pasur parasysh potencialin e madh të sportistes Majlinda Kelmendi, mund të besohet se Kosova me siguri që do të pretendojë medalje olimpike në Lojërat Olimpike Verore të Rios më 2016. Deri atëherë Kelmendi do të ketë të tjera sfida europiane e botërore dhe sportit kosovar do t’i sjellë të tjera medalje, pavarësisht se ajo garon për momentin në flamurin e federatës ndërkombëtare, për shkak se federata kosovare nuk njihet nga organizmat sportive ndërkombëtare.