BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Mançini: Interi do të rikthehet më i fortë se kurrë

Mançini: Interi do të rikthehet më i fortë se kurrë
Serie A e ka humbur shkëlqimin e saj gjatë kësaj periudhe, madje ai rrezikon të bjerë poshtë nivelit të kampionatit portugez dhe atij francez, teksa gjatë viteve të fundit ka humbur pozitat e saj të forta kundrejt kampionatit anglez, spanjoll e madje dhe kampionatit gjerman. Kriza financiare e Italisë ka diktuar një krizë të madhe dhe në futbollin e këtij vendi, ku klubet nuk kanë më në përbërje yjet e botës siç kishin 10 apo 20 vjet më parë.
 
Tekniku
 
Interi po kalon një moment të vështirë dhe diçka të tillë e tregon më së miri vendi i 10-të në klasifikimin e Serisë A pas 20 javëve të para. Ndryshimi në drejtim nga Mazari te Mançini nuk ka sjellë frytet e duhura te skuadra zikaltër dhe objektivi për t'u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm është gjithnjë e më larg. Megjithatë Roberto Mançini kërkon të rikthejë optimizmin në shtëpinë e Interit dhe në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se shumë shpejtë do të vijë momenti që zikaltrit do të jenë sërish protagonistë.
 
"Është e vërtetë që nuk po kalojmë një moment të mirë forme, por ne jemi Interi dhe gjithmonë do të synojmë maksimumin. Jemi duke punuar fort për të mbërritur në Champions League por edhe për më tepër. Nëse gjërat do të shkojnë keq do të përpiqemi të ringrihemi sezonin e ardhshëm. Unë jam i sigurt se kjo skuadër në sezonin futbollistik 2015-2016 do të luftojë për titullin në Serie A", u shpreh tekniku Mançini.
 
Gjatë ditëve të fundit po përflitet shumë për një transferim të Jaja Ture te Interi gjatë verës së ardhshme, Mançini e ka një përgjigje edhe për këtë. "Jaja është një nga futbollistët më të fortë në Botë, dhe do të jetë ende edhe për disa vite të tjera. Ai ka luajtur për shumë skuadra gjatë karrierës së tij, dhe kudo ku ka shkuar ka bërë me të vërtetë mirë. Ne do të synojmë ta afrojmë atë në ekip gjatë verës, pasi Ture do të ishte një opsion shumë mirë për të përmirësuar skuadrën tonë", theksoi Mançini. Në fund një mendim i Mançinit shkoi edhe për Antonio Kasanon, Mauro Ikardin dhe Pablo Daniel Osvladon. "Është e vërtetë që po kërkojmë në merkato ndonjë futbollist që mund të luajë edhe në Europa League. Megjithatë një gjë të tillë nuk e kemi bërë me Kasanon, pasi deri dje nuk e dinim që ai do të ishte një lojtar pa kontratë. Ikardi? Shpresoj që ai të shënojë tre gola për ndeshje dhe të jetë gjithmonë deciziv për skuadrën tonë. Përsa i përket Osvaldos dua të them që më vjen me të vërtetë shumë keq për atë çfarë ndodhi. Ai është një djalë shumë i mirë dhe nuk doja që të përfundonte kështu mes nesh", shtoi Mançini. Interi ende vijon të notojë në mesin e tabelës së renditjes në Serie A, duke mos pasur shpresa të mëdha për të shkuar në zonën Champions, për më tepër që Lacio dhe Napoli janë ekipe me rezultate më të qëndrueshme dhe mund t’ia dalin ta realizojnë këtë objektiv.
 
Por Interi ka shanse të kualifikohet në Europa League nëse ia del të përmirësojë rezultatet e tij në javët e pjesës së dytë të sezonit, ku tekniku Mançini shpreson që diferencën ta bëjnë dy lojtarët e sjellë në merkaton e janarit, konkretisht Lukas Podolski dhe Xherdan Shaqiri, të cy me formim nga kampionati gjerman. Mbetet të shihet se si do të operojë skuadra e Mançinit në fazën e dytë të Serisë A. Ecuria e deritanishme ka qenë për t’u harruar.  Adriatik BALLA