BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Maradona: Gjermania thyhet, kini besim te Argjentina

Maradona: Gjermania thyhet, kini besim te Argjentina
Kupa e Botës po shkon drejt fundit për këtë edicion. Mbetet të luhen dhe dy takime, një për vend të tretë e të katërt e një për vend të parë e të dytë, quajtur edhe si finalja e madhe e Botërorit. Kjo finale do të zhvillohet në stadiumin “Maracana” të Rio de Zhaneiros më 13 korrik e përballë njëra-tjetrës do të jenë Gjermania dhe Argjentina, dy skuadra që janë përballur edhe dy herë të tjera në finalet e botërorit, konkretisht më 1986 e më 1990, në të parën fituese ishin amerikano-jugorët e në Italia-90 fituese e Kupës së Botës u shpall Gjermania. Kjo është një sfidë e tretë direkte për titullin dhe kjo i ka motivuar shumë të dyja skuadrat që e dëshirojnë me të madhe trofeun. Ethet kanë kapur edhe legjendën argjentinase deiego Armando Maradona, i cili beson se, pavarësisht se gjermanët janë favoritë, ata nuk janë të pathyeshëm, ata mund të munden e madje Argjentina mund të fitojë kupën e botës.
 
Qëndrimi
 
Diego Armando Maradona në një intervistë deklaroi se të mposhtësh Gjermaninë nuk është e pamundur. Argjentina e tij do të përballet në finalen e madhe të Brazil 2014 me “Pancerat” që mbrëmjen e të martës shkatërruan “Selesaon” me shifrat e thella 7-1. Por pavarësisht kësaj, legjenda e futbollit argjentinas beson te triumfi i skuadrës që drejtohet nga Alejandro Sabella ndaj “Die Manschaft”. “Është më mirë për Argjentinën që Gjermania vjen në finalen e madhe pas një suksesi historik 7-1 përballë Brazilit. Ky fakt mund të bëjë që ata të na nënvlerësojnë disi dhe kjo gjë mund të jetë një plus më shumë për ne. Edhe pse poshtëruan Brazilin unë besoj se Gjermania është një skuadër që mund të mundet. Kam besim tek skuadra dhe jam i sigurt se Sabella do të dijë t’i motivojë lojtarët përpara një finaleje që na mungon prej 24 vitesh”. Sa i përket përballjes me Holandës ku Argjentinës iu deshën goditjet e penalltive për t’u kualifikuar në finale, “El Pibe D’Oro” vlerësoi paraqitjen e Havier Maskeranos. Sipas Maradonës mesfushori i “La Selecion” ishte thjeshtë i mrekullueshëm duke bërë gjatë gjithë kohës ndërhyrje të sakta. Në lidhje me Mesin, 53-vjeçari deklaroi se kapiteni i kombëtares “Albiceleste” tregoi një formë jo shumë të mirë ndaj “Tulipanëve” të Van Gaal. Edhe pse është në konflikt për shkak të ndarjes së tij me të bijën Xhanina, Maradona deklaroi se në fushën e blertë ai e admiron Serxhio Aguerron duke shtuar se rikthimi i tij në skuadër do të ndikojë për mirë te Argjentina. Adriatik BALLA