BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Mediat e huaja: Degjeneron kampionati shqiptar, ndeshja trukohet në mënyrë trashanike

Mediat e huaja: Degjeneron kampionati shqiptar, ndeshja trukohet në
Ndeshja Flamurtari-Teuta është manipuluar. Të paktën ky është konkluzioni paraprak i shumëkujt që ka parë pamjet filmike të ndeshjes dhe ka mësuar rreth akuzave të ngritura. Natyrisht, përmbledhjet mbi këtë çështje do t’i bëjë organi i akuzës, pra prokuroria, e cila ka marrë në shqyrtim dosjen e kësaj ndeshje dhe pritet që në javët e ardhshme të dalë në një akuzë të mirëfilltë, ose të pushojë çështjen. Nëse ngre akuzë atëherë fjalën e fundit do ta thotë gjykata, por deri në atë shkallë vështirë të thuhet e gjërat do të marrin drejtimin duhur, pasi në Shqipëri institucionet shpesh nuk janë bashkëpunuese, përkundrazi, ka penalizim të vetë këtyre institucioneve karshi punës që bëjnë.
 
Për t’u kthyer tek ndeshja, duket qartë se ajo ka marrë vëmendje të madhe kombëtare e ndërkombëtare në media, pasi po shërben për të krijuar imazhin e potë të një kampionati që luhet jo në fushë, por vetëm në kompanitë e basteve dhe nën tavolina, ku falsiteti dhe teatri janë më të arrirë se loja korrekte dhe e drejtë. Mediat e huaja kanë shkruar dje për këtë ndeshje, duke bërë ironi dhe duke e marrë si shembull të keq. “Skuadra udhëtuese e dëshiroi më shumë humbjen sesa kundërshtari i saj në fushë” shkruajnë disa prej gazetave më të njohur atë kontinentit.
 
Qëndrimi
 
Mediat e huaja kanë mbajtur një qëndrim kritik ndaj FSHF-së dhe futbollit tonë në tërësi, pasi e shohin javën e 19-të të Superiores si një teatër. Java e parë e fazës së tretë të Kampionatit Shqiptar të Futbollit i dha një goditje të fortë imazhit të mirë të garës së zhvilluar në dy fazat e para të Kategorisë Superiore për sezonin 2014/2015, më i mirë i zhvilluar deri më sot. Ndeshjet e përfolura si të manipuluara kanë bërë jehonë dhe në mediat ndërkombëtare dhe kjo kompromenton dhe njollos mundimin, punën dhe investimin e shumë aktorëve, që kontribuojnë për të përmirësuar garën dhe nivelin e futbollit në vend nga viti në vit. "Ndeshja e dyshimtë e kampionatit shqiptar degjeneron në një farsë trashanike", "Shqipëri, a është kjo ndeshje e trukuar?".
 
Janë këto dy prej titujve të gazetave prestigjioze europiane, britanikes "The Telegraph" dhe italianes "Gazzetta Dello Sport", që i kushtojnë vëmendje minutave të fundit të takimit Flamurtari - Teuta duke ngritur dyshimin për lexuesit e tyre se ndeshja mund të jetë e trukuar. E përditshmja sportive italiane propozon në faqen e saj videon e takimit teksa shkruan: "Në 10 minutat e fundit, miqtë bëjnë gjithçka që vendasit të shënojnë. Takimi bëhet qesharak dhe ka dyshime për trukim".
 
Ndërkohë që britanikja "The Telegraph" jo vetëm që analizon minutë pas minute çdo rast të Flamurtarit, por në fund citon dhe deklaratat e presidentit të klubit vlonjat, Sinan Idrizi ashtu siç bën me dije dhe irritimin e tifozerisë vendase për ngjarjet e ndodhura. "The Telegraph" shkruan se klubi i Flamurtarit ka kërkuar një hetim nga FSHF dhe nëse ai nuk do të ndërmerret atëherë janë të gatshëm të tërhiqen nga kampionati. Për ndeshjen mes Flamurtarit dhe Teutës, që po përflitet dhe në mediat e huaja, prokuroria e Vlorës ka nisur një hetim të kryesuar nga prokuroria Flora Çela. Në FSHF, u mblodh ndërkohë dhe Komisioni Etikës, që nuk doli me një vendim pasi kërkon të dëgjojë dëshmitarët për të hetuar në lidhje me këtë ndeshje por dhe takimet e tjera të javës së 19-të, Laçi-Partizani dhe Vllaznia-Kukësi.  Adriatik BALLA