BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Mediat europiane: Kombëtarja zvicerane do të boshatiset nga kosovarët brenda 2016

Mediat europiane: Kombëtarja zvicerane do të boshatiset nga
A do ta braktisin përfaqësuesen e Zvicrës lojtarët shqiptarë që janë pjesë e saj? Kjo është një pyetje që shtrohet jo vetëm në Prishtinë e Tiranë, por edhe në vetë mediat zvicerane e më gjerë. Tashmë që Kosova mori të drejtën e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare, mediat në Zvicër bëjnë listën e lojtarëve që shihen si të mundshëm për t’u larguar. Kështu, edhe yjet e kësaj skuadre mendohet e do të luajnë për seleksionin kosovar dhe kjo shihet madje e pashmangshme. Analistë në gazetat zvicerane thonë se shpërbërja e kombëtares zvicerane nga kosovarët do të ndodhë brenda vitit 2014.
 
Situata
 
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami…. Të gjithë yjet e futbollit me origjinë nga Kosova do të marrin ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës për miqësoren e parë që pritet të zhvillohet në muajin mars në Prishtinë. E konfirmon vetë presidenti i federatës, Fadil Fadil Vokrri në një intervistë për “Dewtche Welle”, duke dhënë një sinjal të qartë për përfaqësuesen e Zvicrës, se në të ardhmen, kur Kosova të pranohet me të drejtë të plota në FIFA, mund të humbasë yjet që e çuan në Brazil 2014. Por mund të merret si një paralajmërim edhe për Federatën Shqiptare të Futbollit, që e bazon forcën e kombëtares shqiptare tek futbollistët kosovare.
 
Mund të jetë një deklaratë e nxituar për faktin e thjeshtë se duke para qëllimet afatgjata të Kosovës, Zvicra mund të mos i lejojë futbollistët me origjinë kosovare të grumbullohen qoftë simbolikisht për miqësoren e parë të përfaqësueses që do t’i duhet ende të presë për pjesëmarrjen në eliminatoret e një Europiani apo botërori. Vokrri nuk i fsheh synimet e tij, edhe pse e ka të qartë se Xhaka, Shaqiri, Behrami etj, mund të mos lejohen jo vetëm nga vendet që përfaqësojnë por edhe nga klubet e tyre të luajnë për Kosovën. Por nuk ka dyshim për faktin se një të ardhme të afërt, kur Kosova të pranohet me të drejta të plota në FIFA, të gjithë lojtarët me origjinë nga Kosova që përfaqësojnë vende të tjera, madje edhe Shqipërinë, askush nuk mund t’i pengojë të zgjedhin Kosovën.